LAJMI I FUNDIT:

FFK njofton se katër lojtarë të ftuar për ndeshjet e nëntorit nuk janë grumbulluar

FFK njofton se katër lojtarë të ftuar për ndeshjet e nëntorit nuk janë grumbulluar

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar grumbullimin për ndeshjet e muajit nëntor.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje në këtë muaj, ku fillimisht përballen me Jordaninë në ndeshje miqësore më 10 nëntor, derisa katër ditë më vonë luajnë në udhëtim te Greqia.


Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka publikuar listën me lojtarët e ftuar të premten, por katër lojtarë do t’i mungojnë shkaku i lëndimeve.

Ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që ka njoftuar se futbollistët si Elbasan Rashani, Zymer Bytyqi, Bersant Celina dhe Lirim Kastrati nuk do të bashkohen me Kosovën.

“Sot ka filluar grumbullimi i ekipit kombëtar për dy ndeshjet e fundit të vitit 2021, miqësoren ndaj Jordanisë, që zhvillohet të mërkurën në Prishtinë dhe përballjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që zhvillohet të dielën ndaj Greqisë në Athinë”.

“Tre futbollistë që ishin pjesë e listës së përzgjedhësit Gliha nuk do t’i bashkohen ekipit në këtë grumbullim. Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim”.

“Po ashtu mbetet për t’u vlerësuar situata e Zymer Bytyqit, që ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij. Bytyqi është duke i kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e tij dhe më pas do të merret vendimi definitiv për të”, ka shkruar faqja zyrtare e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori