LAJMI I FUNDIT:

Reja befason të rinjtë e Kombëtares U19 të Shqipërisë

Reja befason të rinjtë e Kombëtares U19 të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2022.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu është shortuar në të njëjtin grup me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pasi bëri publike listën e 22 futbollistëve të grumbulluar për këto ndeshje, tekniku Cungu ka nisur menjëherë nga puna me kuqezinjtë, të cilët do të tentojnë kualifikimin dhe të marrin vendin e parë në grupin F.


Në stërvitjen e paradites së të hënës, ekipit ka pasur edhe një vizitë të veçantë, pasi në kompleksin Tropikal i është bashkuar edhe trajneri i Kombëtares A, Edoardo Reja, i shoqëruar nga anëtarët e stafit teknik. Italiani ka pasur një diskutim me trajnerin Cungu dhe skuadrën kuqezi mbi këto ndeshje dhe mbi rëndësinë që kanë këto ndeshje.

Ai u ka kërkuar lojtarëve që ta marrin sa më seriozisht dhe të punojnë fort e me përkushtim për të vazhduar më tej rrugëtimin në radhët e ekipeve Kombëtare. Reja ka këshilluar lojtarët që të impenjohen maksimalisht për të krijuar një grup të mirë dhe të pretendojnë për të marrë rezultate sa më pozitive.

Gjithashtu, trajneri i Kombëtares i ka siguruar të rinjtë se ata janë nën monitorim të vazhdueshëm nga specialistët e futbollit në FSHF dhe kanë të gjithë vëmendjen e duhur.

Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Francës më 10 nëntor në stadiumin “Egnatia”, ndërsa dy ndeshjet e tjera kundër Serbisë më 13 nëntor dhe Maqedonisë së Veriut më 16 nëntor do t’i luajë në Elbasan Arena.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori