Një gjykatë federale e apelit në Shtetet e Bashkuara bllokoi përkohësisht rregullin e administratës së presidentit Joe Biden, sipas së cilit punëtorët në kompanitë amerikane me të paktën 100 vetë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë, duke përmendur probleme “të mëdha statusore dhe kushtetuese” me këtë rregull.
Vendimi i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Pestë në New Orleans vjen pasi shumë shtete të udhëhequra nga republikanët ndërmorën sfida ligjore kundër rregullit të ri, i cili do të hyjë në fuqi më 4 janar.
Në një deklaratë, juristja e Departamentit të Punës, Seema Nanda tha se Departamenti ishte “i sigurt në autoritetin e tij ligjor” për të lëshuar këtë rregull që do të zbatohet nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA).
“Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë i jep qartë autoritetin OSHA-s për të vepruar shpejt në rast urgjence kur agjencia konstaton se punëtorët janë nën një rrezik të madh dhe është i nevojshëm një standard i ri për t’i mbrojtur ata. Ne jemi plotësisht të përgatitur për ta mbrojtur këtë standard në gjykatë”, tha ajo.
Qëndrimi vjen dy ditë pasi administrata Biden bëri publik rregullin, i cili u përball menjëherë me sfidat për veprime ligjore nga guvernatorët republikanë dhe të tjerë, të cilët argumentuan se ai tejkalonte autoritetin ligjor të administratës.
Urdhri i gjykatës i së shtunës erdhi si përgjigje ndaj një peticioni të përbashkët nga disa biznese, grupe interesi dhe shtetet e Teksasit, Luizianës, Misisipit, Karolinës së Jugut dhe Jutas. Rregulli po përballet gjithashtu me sfida të veçanta ligjore përpara gjykatave të tjera.
Urdhri prej dy faqesh i kërkon administratës Bidenit që t’i përgjigjet kërkesës për ta anuluar në mënyrë të përhershme rregullin deri të hënën pasdite. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite