LAJMI I FUNDIT:

Numrat prapa krizës së Mourinhos te Roma

Numrat prapa krizës së Mourinhos te Roma
(Foto: Instagram/josemourinho)

Roma e Jose Mourinhose ka humbur ndeshjen e dytë radhazi në Serie A, ndërsa ka grumbulluar vetëm katër pikë në pese takimet e fundit.

Giallorossët pozicionohen në vend të pestë në tabelë, me tri pikë më pak se Atalanta që ndodhet një pozitë më lart.

Strategu portugez pati një fillim të shkëlqyer të sezonit duke i marrë gjashtë fitore në shtatë sfidat e para në të gjitha garat.


Mirëpo, gjërat ndryshuan që nga humbja nga Lazio në Derby della Capitale që u zhvillua më 19 shtator.

Ata reaguan duke fituar ndaj Zorya në Ligën e Konferencës dhe ndaj Empolit në Serie A, mirëpo kanë arkëtuar vetëm katër pikë që nga pushim i tetorit (për ndeshjet e përfaqësueseve).

Roma pësoi humbje nga Juventusi, Milani dhe Venezia, ndërsa humbja nga Rossonerët ishte humbja e parë në shtëpi për Mourinhon në gjithë karrierën e tij në Serie A.

Në këtë periudhë, Giallorossët kanë fituar vetëm ndaj Cagliarit që ndodhet në krizë dhe morën një barazim ndaj Napolit.

(Foto: Instagram/josemourinho)

Po ashtu, morën një barazim ndaj Bodo/Glimt në Stadio Olimpioco në kuadër të Ligës së Konferencës, derisa kishin humbur në udhëtim me rezultat 6-1.

Mourinho ka pasur edhe probleme në menaxhimin e ekipit. Ai është ankuar për skuadrën e tij në disa raste, sidomos pas humbjeve nga Juventusi dhe Bodo/Glimt.

Ndryshe, Roma do të luajë kundër Genoas së Andriy Shevchenkos pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/josemourinho)

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Ligat tjera
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Kalo në kategori