LAJMI I FUNDIT:

Goditi me veturë një 60 vjeçar në magjistralen Shtime-Ferizaj, policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e shoferit

Goditi me veturë një 60 vjeçar në magjistralen Shtime-Ferizaj, policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e shoferit
Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Policia e Kosovës fton  të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për gjetjen e një personi që e kishte shtypur me makinë një 60 vjeçar.

Ngjarja kishte ndodhur  në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, saktësisht në fshatin Lloshkobare me ç’rast si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti 60 vjeçari kishte ndërruar jetë në QKUK, ku ishte duke u mjekuar, policia bënë të ditur që shoferi pasi e kishte shtypur  kishte ikur në drejtim te panjohur pastaj.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët për bashkëpunim në zbardhjen e këtij rasti, që nëse kanë apo sigurojnë ndonjë informacion për automjetin apo shoferin që ka shkaktuar këtë aksident, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë”.


Njoftimi i plotë:

Me datën 31.10.2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësor.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve , i panjohur dhe me shofer të panjohur, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj dhe posa arrinë në fshatin Lloshkobare, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicialet N.M (M/K) i moshës 60 vjeçar , i cili në atë moment po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 60 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje.

Ndërsa sot me datën 07.11.2021 në ora 04:30 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , jemi njoftuar se këmbësori N.M si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, përkatësisht hetuesit e kësaj njësie nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar këtë rast dhe janë në grumbullim të informacioneve në kërkim të drejuesit që nuk është ndalur në vendin e aksidentit, por ka vazhduar në drejtim të panjohur.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj fton qytetarët për bashkëpunim në zbardhjen e këtij rasti, që nëse kanë apo sigurojnë ndonjë informacion për automjetin apo shoferin që ka shkaktuar këtë aksident, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori