LAJMI I FUNDIT:

Gary Neville i sigurt që Solskjaer do ta mbyll sezonin si trajner i Man Utd    

Gary Neville i sigurt që Solskjaer do ta mbyll sezonin si trajner i Man Utd    

Ish-kapiteni i Manchester United, Gary Neville, beson se trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i sigurt me punën e tij për këtë sezon.

Solskjaer është sërish nën vëzhgim pas humbjes në shtëpi ndaj Manchester City të shtunën, por ka nga ata që besojnë se norvegjezi nuk do të shkarkohet.


“Ole është nën presion të madh dhe ata nuk kanë guxim”, ka thënë fillimisht Neville.

Solskjaer flet për humbjen nga Man City dhe për të ardhmen e tij me Unitedin
Lexo po ashtu Solskjaer flet për humbjen nga Man City dhe për të ardhmen e tij me Unitedin

“Pa Cavanin ata duken më pak si një ekip. Ai duket se e ka atë luftë për të luajtur për klubin dhe kur ai nuk luan ata duken mirë, por bukuria nuk mjafton”.

“Deri në fund të sezonit të kaluar ka pasur përparim dhe duke përfunduar mbi Liverpoolin sezonin e kaluar atij iu vlerësua kjo arritje”.

Solskjaer dhe Neville, dikur si bashkëlojtarë

“Disa tifozë të Unitedit mendojnë se klubi duhet të kishte vepruar dy javë më parë sepse Antonio Conte ishte në dispozicion. Ata nuk do ta emëronin kurrë Conten, nuk do të ndodhte kurrë, ata kurrë nuk do ta konsideronin atë”.

“Ata nuk janë të përgatitur për këtë moment, sepse u rreshtuan pas Oles dhe stafit. Nuk mendoj se ka ndonjë shans që ata të marrin një vendim gjatë këtij sezoni nëse nuk bëhet aq keq, por po shkon në atë fazë ku është shumë keq”.

Humbja nga Man City shpejton shkarkimin e Solskjaerit, drejtuesit e Man Utd kanë etiketuar tre trajnerë si pasues të mundshëm
Lexo po ashtu Humbja nga Man City shpejton shkarkimin e Solskjaerit, drejtuesit e Man Utd kanë etiketuar tre trajnerë si pasues të mundshëm

“Ju jeni 11 pikë larg kreut të ligës nëse Chelsea fiton dhe nuk mund të jeni 11 pikë larg pas vetëm 11 ndeshjeve. Ai ka disa javë për të arritur një seri fitoresh”.

“Pas pushimit, Unitedi do të luajë me Ëatford, Villarreal dhe Chelsea, të gjitha në udhëtim. Situata mund të bëhet e shëmtuar”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve, zbulohen vazot për sezonin e ardhshëm me 36 skuadra

Liga e Kampionëve
Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

Nuk ka dyshime për Vinicius Junior se kush e meriton Topin e Artë - jep emrin e një top lojtari

La Liga
Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari

Surpriza më e madhe në listën e Shqipërisë: Kush është Medon Berisha, i ftuari "special" i Sylvinhos për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Kalo në kategori