LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer flet për humbjen nga Man City dhe për të ardhmen e tij me Unitedin

Solskjaer flet për humbjen nga Man City dhe për të ardhmen e tij me Unitedin

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas humbjes 2-0 të shtunën pasdite ndaj Manchester City në derbin e zhvilluar në Old Trafford.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga skuadra e Pep Guardiolës në terrenin e tyre dhe së shpejti mund ta gjejnë veten 11 pikë prapa Chelseat në krye të tabelës së Ligës Premier.


Pas humbjes, Solskjaer u pyet për të ardhmen e tij, teksa nuk hezitoi të përgjigjet me zemërim. Më vonë norvegjezi foli edhe për ndeshjen, duke shtuar se fitorja e Cityt ishte e merituar.

Mbyllet derbi i Ligës Premier: City fiton me rezultat komod në udhëtim te United
Lexo po ashtu Mbyllet derbi i Ligës Premier: City fiton me rezultat komod në udhëtim te United

“Jo, nuk mendoj se kam kohen e limituar. Kam komunikim të mirë me klubin gjatë gjithë kohës, i cili është përpara dhe i sinqertë. Unë punoj për Man United, dua më të mirën për Man United. Për sa kohë jam këtu dua ta përmirësoj këtë”, ka thënë fillimisht Solskjaer.

“Shumë e vështirë për të folur për ndeshjen sepse ne filluam keq, pasiv dhe kur ata shënuan golin e parë ishte e vështirë”.

“David na mbajti në lojë dhe ata shënuan një gol që shënojnë gjithmonë. Ata luajtën mirë dhe nuk të japin mundësi, kështu që duhet t’u shkojnë disa lëvdata, por ne nuk ishim në nivelin tonë”.

“Mendoj se i gjithë ekipi nuk bëri mjaftueshëm, sigurisht që zhgënjehesh, por ne ende nuk i besojmë vetes topin. Ata na e bënë të vështirë, por ndonjëherë ne zgjodhëm zgjidhjen e gabuar, ndonjëherë zgjidhjen e duhur por jo ekzekutimin e duhur”.

Ronaldo në mesin e më të dobëtëve: United 0-2 City, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Ronaldo në mesin e më të dobëtëve: United 0-2 City, notat e lojtarëve

“Dëshironi ta bëni atë një ndeshje derbi me ndërhyrje dhe rezultat 1-0 në pjesën e parë, mendoni se keni një shans, por goli i dytë ishte më i keq se 1000 pasime”.

“Për momentin jemi shumë larg skuadrave kryesore. Kërkesat për mua dhe lojtarët do të jenë të larta dhe ne duhet të kthehemi në atë që filluam të dukeshim. Ne kemi lojtarët për ta bërë këtë”, përfundoi norvegjezi.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori