LAJMI I FUNDIT:

Rriten për 8.8 për qind çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

Rriten për 8.8 për qind çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore ka shënuar rritje për 8.86 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2021, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Blegtorale ka rënie për 2.75 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve Bimore ka rritje për 16.99 për qind, përcjell Telegrafi.

Javët e fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum.


Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe ASK, duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

Ndryshimet e Indeksit mujor të Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore | Burimi: ASK

Agjencia thotë se norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

Nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon.

E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore në Kosovë, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, Kosova e dyta në rajon
Lexo po ashtu Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, Kosova e dyta në rajon

E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori