LAJMI I FUNDIT:

Giroud: Rikthimi i Benzemas shkaktoi një çekuilibër në kombëtaren e Francës

Giroud: Rikthimi i Benzemas shkaktoi një çekuilibër në kombëtaren e Francës

Olivier Giroud beson se vendimi i trajnerit Didier Deschamps për të rikthyer Karim Benzeman në kombëtaren franceze ndikoi seriozisht në taktikat e ekipit.

Sulmuesi i Milanit, i cili humbi vendin e tij në formacionin titullar pas rikthimit të Benzemas në kombëtares, theksoi se Franca ka ndryshuar stilin e tyre të lojës dhe si rezultat kjo iu mori atyre disa ndeshje që të përshtaten me ndryshimet.


“Mësova për kthimin e Benzemas kur trajneri e njoftoi këtë”, ka thënë fillimisht Giroud për gazetën L’Equipe.

Deschamps mbështet Benzeman për të fituar “Topin e Artë”
Lexo po ashtu Deschamps mbështet Benzeman për të fituar “Topin e Artë”

“Ishte vullneti i Didier Deschamps. Unë e kuptoj atë, por do të kisha dashur të isha paralajmëruar më shpejt”.

“Nuk kam asgjë kundër Karimit, por rikthimi i tij në kombëtare krijoi një çekuilibër taktik dhe në mënyrën tonë të lojës”.

Rafael Nadal shpreson që Benzema të fitojë Topin e Artë
Lexo po ashtu Rafael Nadal shpreson që Benzema të fitojë Topin e Artë

“Ishte diçka e dukshme në disa ndeshje, të cilat për fat mund të rregulloheshin shpejt, siç mund të shihej në Ligën e Kombeve. Megjithatë, u desh kohë”.

“Unë nuk kam pasur probleme me Karimin në Kampionatin Evropian. Ai ka ndryshuar dhe evoluar. Ne hanim çdo ditë në të njëjtën tryezë”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori