Bazuar në të dhënat e institucioneve shëndetësore të Kosovës, në javët e fundit është duke shënuar rënie e numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19, si dhe numrit të rasteve të vdekjeve nga coronavirusi.
Por, shtrohet pyetja, një situatë e tillë epidemiologjike sa është reale kur institucionet e Kosovës nuk i kanë të dhënat për situatën epidemiologjike në komunat e banuara me shumicë serbe, ku është duke u shënuar rritje e rasteve me infektime të reja?
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, aktualisht janë rreth 440 raste aktive me coronavirus në Kosovë, derisa në raportin e 4 nëntorit t Shtabit të Krizës të Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili përfshin të dhënat nga të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, figurojnë 409 raste aktive.
Sistemi shëndetësor në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është krejtësisht i ndarë nga sistemi shëndetësor qendror i Prishtinës zyrtare.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës më 4 nëntor ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19, kurse në raportin 24 orësh të Shtabit të Krizës nga Mitrovica e Veriut janë 75 raste të reja me të infektuar me coronavirus.
Në të dyja raportet thuhet se nuk ka pasur raste të vdekjes. Edhe më 5 nëntor janë shënuar 14 raste, sipas informatave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Më 4 nëntor, në Serbi janë shënuar mbi 6,000 raste të reja pozitive dhe 64 viktima, në Bosnje mbi 1,000 raste të reja dhe 32 viktima, në Maqedoni të Veriut 550 raste dhe 16 viktima, në Mal të Zi mbi 700 raste dhe 6 viktima nga COVID-19.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet, në rast të rritjes së numrit të rasteve të reja.
Ai ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të mund të paraqesë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësorë.
Gjendja aktuale me infektime dhe hospitalizime në Kosovë
Më 5 nëntor, në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 16 pacientë me COVID-19.
Megjithatë, situata është duke u përkeqësuar në komunat me shumicë serbe. Këtë për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, Zllatan Ellek.
Në këtë qendër, aktualisht, janë të hospitalizuar 67 pacientë, kryesisht të pavaksinuar kundër koronavirusit.
“Tre pacientë janë në qendër respiratore, dy janë në respirator në gjendje shumë të rëndë. Të gjithë pacientët kanë ndezje të mushkërive. Në kohën e fundit vërehet rritje të numrit të të rinjve të prekur me coronavirus, të cilët faktikisht janë bartës të sëmundjes”, ka thënë Ellek.
Ndërkohë, në Graçanicë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve është rihapur Reparti për COVID.
Të infektuarit me coronavirus nga komunat me shumicë serbe kryesisht mjekohen në Graçanicë ose në Mitrovicën e Veriut. Rastet më të rënda dërgohen në qendrat e mjekësisë në qytete të Serbisë, kryesisht në Krushevc. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A