Të enjten dhe të premten janë mbajtur takime të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim, Bashkim Evropian-Kosovë, ndërsa sot në një konferencë për media, eurodeputeti gjerman, Romeo Franz ka thënë se BE-ja duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Franz në një konferencë të përbashkët me deputeten Mimoza Kusari – Lila, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se duhet të ecë përpara dhe se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen.
“… Procesi i dialogut në mënyrë urgjente duhet të ecë përpara dhe duke ecur përpara, nënkupton që duhet shikuar drejt të ardhmes dhe të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen…. Pozicioni i BE-së është tejet i qartë, pa progres në dialog, perspektiva evropiane si për Kosovën, si për Serbinë do të mbetët vetëm perspektivë”, tha ai.
Ne jemi të vetëdijshëm që ju takon në veçanti shteteve anëtarë të BE-së që t’i përmbushin premtimet e dhëna dhe që përfundimisht ta japin liberalizimin e vizave për kosovarët, që është zgjatur tej mase që nga vendimi i Komisionit Evropian në vitin 2018, ku Kosova ka mbetur në pritje që tri vjet e gjysmë, tha ai.
“Parlamenti Evropian jemi aleatët tuaj më të fuqishëm, ne punojmë vazhdimisht që t’i bindim shtetet hezituese që të ndërrojnë mendimin, është çështje kohe…” tha ai, raporton Telegrafi.
Ai më tej tha se kredibiliteti i BE-së është në pikën më të ulët për shkak të mos mbajtjes së premtimit.
Ndërsa, deputetja Mimoza Kusari-Lila u shpreh se çështja e liberalizimit të vizave me atë të zbatimit të MSA-së duhet të jenë të ndara.
“Po ashtu e paevitueshme dhe shumë me peshë ishte çështja e liberalizmit të vizave, në të cilën delegacioni i përbashkët BE-Kosovë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim- Asocim, njëzëri shprehu keqardhje se ende qytetarët e Republikës së Kosovës bartin pasojat dhe barrën më të rëndë për mos liberalizimin e vizave, e jo për fajin e tyre”, tha ajo.
Deputetja Kusari Lila njoftoi po ashtu se është nënshkruar një Deklaratë me rekomandime të përbashkëta, ku mirëpritet përkushtimi i Kosovës në rrugën evropiane.
Kusari-Lila falënderoi BE-në për asistencën e ofruar për përballje me pandeminë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lladrovci: Votoni Xhavit Halitin – Zekën e ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë…
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!