LAJMI I FUNDIT:

Panik për mungesë të ushqimeve në Kinë – radhë të gjata në dyqane për furnizim

Panik për mungesë të ushqimeve në Kinë – radhë të gjata në dyqane për furnizim

Një mesazh nga Ministria Kineze e Tregtisë se është e nevojshme të krijohen rezerva ushqimore ka shkaktuar panik tek kinezët.

Mesazhi u kërkon autoriteteve lokale që të sigurojnë se qytetarët e tyre të kenë një “furnizim adekuat” të nevojave themelore këtë dimër. Ai gjithashtu udhëzon këto qeveri të mbajnë çmimet e ushqimeve të qëndrueshme – gjë që ka qenë një shqetësim javët e fundit pasi kushtet ekstreme të motit, mungesat e energjisë dhe kufizimet e koronës kërcënojnë furnizimet.

Por direktiva e së hënës tërhoqi vëmendjen e qytetarëve si kurrë më parë. Pjesërisht, kjo duket të jetë për shkak se përfshin deklarata për nevojën që autoritetet lokale të inkurajojnë familjet që të grumbullojnë “nevojat e përditshme”. Edhe nëse njoftimi nuk ishte i destinuar për një familje mesatare, shumë e perceptuan atë si një paralajmërim personal, shkruan cnn.


Qeveria “as nuk na tha të ruanim mallrat kur shpërtheu epidemia e CoOVID-19 në fillim të vitit 2020”, shkroi një përdorues i Weibo në fillim të kësaj jave.

Situata është përshkallëzuar që atëherë. Një video, e publikuar në Weibou shtetëror nga China News Weekly, tregon radhë të gjata blerësish në Changzhou, një qytet në provincën Jiangsu. Karrocat e tyre janë plot me produkte dhe furnizime të tjera, ndërsa raftet e dyqaneve janë bosh.

Ushqimi është një çështje shumë e ndjeshme në Kinë. Uria e Madhe e Kinës gjatë viteve 1950 dhe 1960 çoi në vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve.

Tragjedia ka mbetur në kujtesën e gjallë të shumë njerëzve në vend. Dhe ndërkohë që ekonomia e Kinës ka pësuar një transformim dramatik që nga ajo kohë, shqetësimet për sigurinë ushqimore vazhdojnë ende: qeveria, për shembull, zbuloi së fundmi një “plan veprimi” që inkurajon njerëzit të mos porosisin më shumë ushqim sesa kanë nevojë dhe të raportojnë ushqime të kota në restorante. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori