LAJMI I FUNDIT:

Trepça në formë të lartë, mund Prizrenin 16

Trepça në formë të lartë, mund Prizrenin 16

Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 78:93 (27:15, 12:32, 11:24, 28:22), në kuadër të javës së nëntë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi dhe e mbyllën çerekun e parë me 12 pikë epërsi 27:15, me një treshe në sekondën e fundit nga Rilind Krasniqi.
Gjithsesi mitrovicasit u përgjigjën shpejt në periudhën e dytë. Prizrenasit ishin në epërsi 31:22 kur mitrovicasit hyn në një seri prej 0:13, për të kaluar në epërsi 31:35 dhe e mbyllën pjesën e parë me tetë pikë dallim, 39:47.


Mysafirët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 47:71, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 50:71.

‘Xehetarët’ menaxhuan mirë lojën në 10 minutat e fundit, duke mos e rrezikuar fitoren dhe triumfuan me shifrat 78:93.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 20 pikë dhe Courtney Fells dhe Michael Green me nga 14 pikë, kurse te Trepça u dalluan Taurus Ramon Cockfield me 20 pikë dhe nëntë asistime dhe Andrew Gordon me 14 pikë e tetë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë e shtatë kërcime.

Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, ndërsa mitrovicasit shtatë fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori