Gjatë periudhës janar-shtator 2021, 19 gazetarë ishin cak i sulmeve e kërcënimeve, të cilatraste i ka trajtuar Prokuroria e Themelore e Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Ulaj ka sqaruar se dhjetë nga këto raste janë zgjidhur ndërkaq të tjerat janë ende në proces.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë periudhës kohore Janar-Shtator 2021, ka pranuar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, prej tyre dhjetë (10) janë zgjidhur, ndërsa të tjerat janë në proces”, tha Ulaj për Telegrafin.
Ndërsa, që nga viti 2017 deri në vitin 2021 në Policinë e Kosovës janë raportuar 60 raste të cilësuara “Kanosje” dhe 16 të cilësuar si “Sulm”.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin, ku kanë dhënë edhe detaje.
Sipas këtyre të dhënave, Policia e Kosovës ka iniciuar dhe proceduar rastet ndaj gazetarëve si në vijim:
Në vitin 2017:
Për veprën penale “Kanosja” janë hapur-15 raste,
- Pesë raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,
- Tetë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Dy raste kundër kryerësve të pa njohur.
Raste për veprën penale “Sulmi”-6 raste,
- Katër raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur,
- Një rast me raport të veçantë dhe
- Një rast kundër kryerësve të pa njohur.
Në vitin 2018:
Raste për veprën penale “Kanosja”-10 raste,
- Pesë raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë dhe
- Pesë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur.
Në vitin 2019:
Raste për veprën penale “Kanosja”-11 raste,
- Një rast i është referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,
- Nëntë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Dy raste kundër kryerësve të pa njohur.
Raste për veprën penale “Sulmi”- Tri raste,
- Dy me raport të veçantë dhe
- Një rast kundër kryerësve të pa njohur.
Në vitin 2020:
Raste për veprën penale “Kanosja”-13 raste,
- Dy raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë dhe
- Dy raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur
Raste për veprën penale “Sulmi”-4 raste,
- Tri raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Një rast kundër kryerësve të pa njohur.
Në vitin 2021:
Raste për veprën penale “Kanosja”-11 raste,
- Katër raste i janë referuar Prokurorive kompetente me raport të veçantë,
- Gjashtë raste me kallëzim penal kundër kryerësve të njohur dhe
- Një rast është nën hetime.
Raste për veprën penale “Sulmi”-3 raste,
- Tri raste janë nën hetime.
Ndryshe, sot shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve”, e cila u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes Rezolutë së Asamblesë së Përgjithshme A/RES/ 68/163, në vitin 2013.
Në 14 vjetët e kaluara më shumë se 1.000 gazetarë janë vrarë për raportimin e lajmeve dhe sjelljen e informacionit në publik. Në nëntë nga dhjetë raste vrasësit kalojnë të pandëshkuar.
Mosndëshkimi çon në më shumë vrasje dhe shpesh është simptomë e përkeqësimit të konfliktit dhe prishjes së ligjit dhe sistemeve gjyqësore.
UNESCO është e shqetësuar se pa ndëshkueshmëria dëmton shoqëritë e tëra duke mbuluar abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsionin dhe krimin.
Rezoluta e OKB-së u kërkoi shteteve anëtare të zbatojnë masa të caktuara që kundërshtojnë kulturën aktuale të pandëshkueshmërisë.
Kjo rezolutë dënon të gjitha sulmet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave.
Ajo gjithashtu nxit shtetet anëtare të bëjnë çmos për të parandaluar dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, për të siguruar përgjegjshmëri, për të sjellë para drejtuesve autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjete të përshtatshme juridike.
Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve u zgjodh si datë në përkujtim të vrasjes së dy gazetarëve francezë në Mali, më 2 nëntor 2013.
Ngjarja kryesore për të festuar Ditën Ndërkombëtare 2021 për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve do të jetë një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë të formatit hibrid, organizuar nga Ossigeno per l’informazione dhe mbështetur nga UNESCO, më 3 nëntor 2021 në Sirakuza të Italisë.
Ngjarja do të ofrojë një platformë për dialog mes prokurorëve dhe gazetarëve mbi masat parandaluese dhe mbrojtëse për të adresuar sigurinë e gazetarëve dhe do të nxjerrë në pah rolin instrumental të shërbimeve të prokurorisë në hetimin dhe ndjekjen penale jo vetëm të vrasjeve, por edhe të kërcënimeve për dhunë ndaj gazetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë