LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton dhe Princi William kombinojnë veshjet, zgjedhin të dy ngjyrën e kaltër

Kate Middleton dhe Princi William kombinojnë veshjet, zgjedhin të dy ngjyrën e kaltër
Foto: AFP via Getty

Kate Middleton dhe Princi William dolën në Glasgow të hënën në mbrëmje – të veshur me të kaltër mbretërore, të dy!

Ata u bashkuan me Princin Charles dhe Camillan, Dukeshën e Cornwall-it për të përfaqësuar familjen mbretërore në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021 në Skoci.


Pas një shëtitjeje pasdite, ku gatuan në skarë hamburgerë perimesh, përgatitën dhe shpërndanë ‘bomba’ me fara lulesh të egra dhe zotëruan bazat e mirëmbajtjes së biçikletave, Kate dhe Princi William patën një ndryshim veshjeje përpara se të bashkoheshin me Princin Charles për të organizuar një pritje për anëtarët kryesor të Iniciativës së Tregjeve të Qëndrueshme.

Foto: Getty

Dukesha e Kembrixhit zgjodhi një fustan verbues me pallto të kaltër kobalti nga marka Eponine për pritjen, ndërsa Duka kishte veshur një kostum ngjyrë deti, këmishë të bardhë dhe kravatë me model të kaltër, ndërsa vazhdoi të kishte karficat me lulëkuqe që kishte vendosur më herët gjatë ditës për të nderuar veteranët.

Foto: AFP via Getty

Dy çiftet u ribashkuan në një pritje në mbrëmje për të shënuar ditën e hapjes së COP26, me Dukeshën e Cornwall-it të veshur me një fustan ngjyrë kafe Bruce Oldfield me kopsa të ricikluar nga një veshje tjetër./Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori