Gjenerali Wesley Clark një nga emër më të rëndësishëm në misionin e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, ka rrëfyer gjatë një interviste në emisionin “Opinion” takimin e tij me Milosheviç lidhur me çështjen e Kosovës.
Ndër të tjera, Clark ka treguar takimin me ish-presidentin serb në vjeshtën e vitit 1998.
“Gjeneral Klark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë. I vramë. I vramë të gjithë”, kanë qenë fjalët e ashpra të Milosheviçit.
Pjesa nga intervista në “Opinion”
Diskutimi juaj me Milosheviçin të cilin e jepni në libër, është shumë i rëndësishëm për ne edhe pas luftës. Milosheviçi ju tha: “Gjeneral, nëse ju na lini, ne do t’i vrasim të gjithë ata. I vramë në ’46-ën. Na u desh shumë kohë, por i vramë të gjithë.”
Si shkoi ky diskutim?
Clark: Ishte vizita e treta që bëra në Beograd, pasi NATO-ja nxori urdhrin e aktivizimit, “Activation Order”, shtator, 1998. Në vizitën e parë, gjeneral Naumani i kërkoi Milosheviçit të tërhiqte forcat shtesë. Solana i tha po ashtu. Milosheviçi u mundua ta mohonte që ato forca ishin atje. Nuk u tërhoqën.
Në vizitën e dytë, i udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë, shkova ta takoja Milosheviçin dhe i thashë se do ta bombardonim, nëse s’i tërhiqte ato forca.
Tha, në rregull, fol me gjeneralët e mi. Kur flisnim me ta, thoshin se ka terrorist këtu, këtu e këtu dhe na tregonin me gisht hartën. U thosha se ishin thjesht njerëz që mundohen të mbrojnë familjet e tyre.
Sa herë të vrisni, do të bëni më tepër armiq. Nuk mund të fitoni me këto taktika. Jo, nuk dëgjonin ata.
Herën e tretë mora gjeneral Naumanin. Debatuam gjithë natën me Milosheviçin. Mëngjesin tjetër të së dielës, më në fund shtypin memorandumin e marrëveshjes. Doja të shkruanin që serbet do të tërhiqeshin dhe do të ndalonin sulmet. E shkruam marrëveshjen dhe pak para se ta firmosnim, u shfaq Milosheviçi. Me gotën në dorë, të dielën në mëngjes, ora 10:00. Po fryhej, gjithë ai. Më tha: Gjeneral Klark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë.
E keni bërë? i thashë.
-Po, tha, në 1946.
Po si kështu? –I vramë. I vramë të gjithë. Ma tha drejtpërdrejt, në fytyrë.
I thashë që kjo është vërtet shumë e rëndë.
Pastaj më sollën memorandumin. E pashë dhe i thashë: Z. president, emri juaj nuk është fare këtu.
Tha se s’ishte e nevojshme. Do ta firmoste z. Shajnoviç.
I thashë: jo, do ta firmosni ju.
Mirë më tha dhe e firmosi.
Kjo ishte me mira e mundshme që mund të bënim për diplomacinë në vjeshtën e 1998-ës. Disa javë më vonë erdhën trupat ushtarake ruse.
Ata si duket i thanë të mos e vriste mendjen për NATO-n, se ata bombarduan në Afganistan dhe nuk funksionoi. Do të bëjmë çdo gjë që ta përçajmë koalicionin, NATO-n. Mendoj se Milosheviçit aty iu la një dorë e lirë për të nisur pastrimin etnik.
Ju ishit pjesë e grupit të Holbrukut, edhe për paqen në Bosnje le të themi. Milosheviçi ishte më i vendosur për çështjen e Bosnjës apo të Kosovës?
Clark: Në rastin e Bosnjës ai donte ta ndalonte luftën, po kërkonte një rrugëdalje.
Por në çështjen e Kosovës, për çfarëdo lloj arsye, politike, shëndetësore…
Ndoshta se kishte një tufë serbësh që i hapnin probleme të brendshme. Nuk e di arsyen, por refuzonte ta linte NATO-n të vendosej aty dhe të vendoste paqen në provincë. Patëm negociata nën udhëheqjen franceze në Rambuje. Presidenti Shirak tha se amerikanet kishin bërë shumë. Na lini edhe neve të veprojmë. Pala shkoi në Rambuje. U thamë kur filloi. Nëse të dyja palët binin dakord, NATO-ja do të fuste forcat paqeruajtëse dhe do të zgjidhte problemin.
Nëse shqiptaret nuk do të binin dakord, NATO-ja s’do t’i mbështeste më.
Nëse s’do të binin dakord serbët dhe shqiptarët po, NATO-ja do të mbështeste shqiptarët. Pas 3 a 4 javësh, shqiptarët me Hashim Thaçin në krye thanë se ishin dakord. Lë të vijë NATO-ja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker