LAJMI I FUNDIT:

Shkrepën 22 plumba në drejtim të një personi, kërkohet paraburgim për dy vëllezërit nga Malisheva

Shkrepën 22 plumba në drejtim të një personi, kërkohet paraburgim për dy vëllezërit nga Malisheva

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy të pandehurve , L.B., dhe E.B., me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë”.

“Prokuroria njofton se, më 30 tetor 2021, në fshatin Shkozë, Komuna e Malishevës, i pandehuri L.B., me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.B., pas një konflikti të mëhershëm lidhur me një kontest civil. Derisa i dëmtuari ishte duke punuar tokën e tij, i pandehuri L.B., nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij 22 herë, por nuk arrin ta qëllojë. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tentim vrasje në Malishevë, shkrepen 20 plumba - policia arreston dy persona
Lexo po ashtu Tentim vrasje në Malishevë, shkrepen 20 plumba - policia arreston dy persona

Po ashtu në njoftim thuhet se i pandehuri L.B., pa autorizim, ka mbajtur armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragraf 1 i KPRK-së.


Ndërsa i pandehuri E. B., me datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje ka ndihmuar të pandehurin, vëllain e tij, L.B., në kryerjen e veprën penale, duke pasur marrëveshje paraprake, ku më pas së bashku kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe me nenin 33 të KPRK-së.

Prokurori i rastit ndaj dy të pandehurve ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 30 tetor 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori