LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Mitrovicë që ndodhi në shkurt të këtij viti, Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj katër të pandehurëve

Vrasja në Mitrovicë që ndodhi në shkurt të këtij viti, Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj katër të pandehurëve
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar që ka ngritur aktakuzë për të pandehurit L.S., B.H., V.I., dhe V.S., në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në objektin e  Proper Pizzes në Mitovicë më 21 shkurt të këtij viti.

“Prokuroria Themelore në MitrovicëDepartamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve L.S., B.H., V.I., dhe V.S., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, “Vrasja e rëndë në tentativë”,  “Mbajtja në pronësi, në kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit  të rrezikshëm” thuhet në komunikatën e Prokurorisë, të lëshuar për media.

Ngjarja në atë kohë  kishte ndodhur brenda objektit të Proper Pizzes, pas një mosmarrëveshje mes pronarit dhe punëtorëve  me ç’rast L.S., kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte goditur personin tjetër me inicialet M.K.


“Prokuroria njofton opinionin se me datë 12 shkurt 2021, rreth orës 22 e 17 minuta në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, i pandehuri L.S., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin M.K., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje rreth punëtorëve me pronarin e Proper Pizza në Mitrovicë A.B., vjen një konflikt mes pjesëmarrësve të dy grupeve, me ç`rast i pandehuri L.S., nxjerr pistoletën dhe shtënë në viktimën M.K., i cili vdes si pasojë e plagëve të marra, dhe predhat e goditin edhe B.H., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet tutje në komunikatë.

Me këto veprime i pandehuri L.S., ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të KPRK dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“I pandehuri B.H., me datë 12 shkurt 2021, rreth orës 22 e 17 minuta në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, ka shtënë në drejtim të personit F.S., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore si dhe duke vënë në rrezik jetën e personave të grupit të Proper Pizza. Me këto veprime i pandehuri L.S., ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të KPRK dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), I pandehuri V.I., datë 12 shkurt 2021, rreth orës 22 e 17 minuta në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë ka poseduar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm pistoletën e cila i është sekuestruar nga policia, e po ashtu në mënyrë kërcënuese ka përdorur pistoletën të cilën e kishte në posedim. Me këto veprime i pandehuri V.I., ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

I pandehuri V.S., datë 12 shkurt 2021, rreth orës 22 e 17 minuta në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, ka poseduar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm pistoletën e cila i është sekuestruar nga policia, e po ashtu e ka përdorur kundër grupit të Proper Pizza në mënyrë kërcënuese pistoletën të cilën e kishte në posedim.

Me këto veprime i pandehuri V.S., ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
E pas këtyre dëshmive Prokurori i shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë  për veprën penale dhe t’i dënoj ata sipas ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori