LAJMI I FUNDIT:

Vritet në afërsi të një banke ish-polici në Laç, në 2020-në i kishte shpëtuar një atentati

Vritet në afërsi të një banke ish-polici në Laç, në 2020-në i kishte shpëtuar një atentati

Një 60-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç, rreth orës 07:23, në afërsi të një banke.

Viktima është Xhelal Reçi, ish-polic, i cili raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij. Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç.

Mësohet se viktimën edhe më herët kishin tentuar ta vrisnin. Në vitin 2020 atij i kishin bërë atentat, ndërsa ishte në makinë me bashkëshorten dhe dy djemtë e mitur.


Ndërkohë Policia e Shtetit njofton se pas vrasjes është rrethuar zona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit, ndërsa në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur.

Në ndihmë të policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori