Në Universitetin e Kulturave të Gjenevës, të shtunën është hapur ekspozita e artistes shqiptare Fitore Haklaj.
Në këtë ekspozitë, ishin të pranishëm zyrtarë nga Konsullata e Kosovës në Bern, përfaqësues të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga Greqia, Norvegjia, Italia, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, Drejtoresha e Universitetit të Kulturave të Gjenevës Albana Krasniqi-Malaj, si dhe anëtarë të shoqatave shqiptare, e bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Po ashtu, takimin e nderuan edhe Ambasadori i parë shqiptar në OKB, Vladimir Thanati, dhe Arbëreshi i Italisë Mimmo Imbrogno.
Në këtë takim, artistja shqiptare ka dhuruar disa portrete:
Portreti i Isa Boletinit, iu dhurua kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Portreri i Nënë Terezës iu nda për kryetarin e Gjenevës, por nuk ishte prezent.
Portreti i Skënderbeut iu dhurua Ambasadës së Kosovës në Bern.
Përveç pikturave Haklaj ka prezantuar edhe poezitë e saj të mbledhur në tre vëllime poetike.
Haklaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prezantimi i pikturave në Gjenevë, nënkupton mbajtjen gjallë të identitetit shqiptar.
“Sigurisht që unë ndjehem shumë mirë kur pikturoj figura të njohura shqiptare, dhe gjithçka që ndërlidhet me shqiptarët, përfshirë kulturën dhe traditën. Kjo mban gjallë të identitetit shqiptar, pasi ndikon në familjet shqiptare që jetojnë në perëndim”, ka thënë Haklaj.
Kush është Fitore Haklaj
Ka lindur më 30.11.1973 në Deçan. Shkollën fillore e kreu në Isniq, duke vazhduar të mesmen në Deçan ku vitin e fundit e kreu bashkë me shokët e shoqet nëpër oda private, për të vazhduar në Prishtinë në Fakultetin Ekonomik.
Qysh e vogël, Fitorja adhuronte pikturën, muzikën, vallëzimin e shkrimet, duke i shpalosur këto talente të saj në aktivitete të ndryshme të organizuar nga shkolla.
Në vitin 1998 Haklaj shpërngulet në Itali, ku më shumë vështirësi filloj të bëjë një jetë larg familjes dhe vendlindjes të cilën e adhuron.
Haklaj thotë se boshllëku i krijuar nga largësia me familjen, shoqëria e atdheu e ka nxitur më shumë për t’u marrë me art si e vetmja mënyrë për të shprehur ndjesitë e saja artistike.
Kështu ajo kishte filluar të pikturojë me ngjyra vaj në beze e paralel ndjek disa kurse duke hapur rrugën e pjesëmarrjes në disa ekspozita, bashkë me kolegë të tjerë.
Gjatë këtyre viteve kishte studiuar dhe punuar në Itali, ku për pesë vite punoi në Emergjencë dhe vazhdoi ta kryejë atë detyrë edhe si vullnetare për shumë vite më pas.
Viti 2015 e gjen përsëri në bankat e shkollës duke kryer studimet për asistente mjekësore.
Që prej vitit 2019, Fitorja jeton në Zvicër bashkë me bashkëshortin e dy fëmijët e saj.
Pas kaq vitesh shpërnguljesh e sakrificash për ndërtimin e një familjeje dhe një jetese cilësore, duke mos i lënë asnjëherë pas dore ri-zgjimet herë të artit vizual e herë të atij të shkruar.
Fitorja ka arritur të ketë jo diçka, por shumëçka për të na treguar duke nisur nga vullnetarizmi, piktura, poezia, dhe patjetër suksesin e të qenit grua…
“Unë mbi të gjitha jam nënë e dy engjëjve të mi, pastaj ndihem piktore e poete, por për të arritur deri këtu është dashur një durim e sakrificë e madhe e më ndihmën e shumë atyre personave që më duan edhe i dua. Këtu ku jam, jam falë këmbënguljes sime e përkrahjes se madhe nga familja e shoqëria. E mendoj gjithmonë jetën në pozitivitet pasi vetëm kështu arrihen sukseset”, thotë Fitore Haklaj duke na dhënë shembullin më të mirë të një përfaqësuese të denjë shqiptare në diasporë./Telegrafi/
Botime të autores:
“Shpirti peshon”
“Peizazh në zemër”
“Melodi vargu”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?