LAJMI I FUNDIT:

KSHZ përditëson rezultatin në Tearcë

KSHZ përditëson rezultatin në Tearcë

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje ka përditësuar rezultatet për në Komunën e Tearcës.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 17 vendvotime të numëruara nga gjithsej 30, për Nuhi Nezirin ka 2.625 vota ose 53%, ndërsa për Nazim Taipin ka 2.224 vota ose 44.90%.


Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/