LAJMI I FUNDIT:

Enca reagon ndaj komenteve për jetën luksoze në Dubai: Të jesh e suksesshme nuk do të të thotë që duhet të kesh një sheik apo dashnor pas vetes

Enca reagon ndaj komenteve për jetën luksoze në Dubai: Të jesh e suksesshme nuk do të të thotë që duhet të kesh një sheik apo dashnor pas vetes
Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon tash e sa kohë të qëndrojë në Dubai.

Ajo shkoi atje për të festuar ditëlindjen e saj të 26-të, gjersa gjatë gjithë këtyre ditëve ka publikuar imazhe nga pushimet që luksoze që ka shijuar.


E njëjta gjithashtu ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet të gjithë atyre që i komentojnë, kinse ka shkuar në Dubai sepse ka mbetur pa para.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“’Paske mbetur pa lekë e paske shkuar në Dubai…’. Po të kisha mbetur pa lekë do rrija aty ku rini ju që komentoni këto. Ju ruajte Zoti”, ka shkruar Enca në një fotografi të ndërtesave të Dubait që ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Enca thyen pjata në festën e saj të ditëlindjes: Gjithmonë kam dashur të bëjë këtë
Lexo po ashtu Enca thyen pjata në festën e saj të ditëlindjes: Gjithmonë kam dashur të bëjë këtë

Tutje, këngëtarja ka publikuar edhe disa video të njëpasnjëshme, duke shpjeguar se nëse njerëzit që kritikojnë vazhdojnë t’i urrejnë personat që bëjnë një jetë të mirë, s’do të kenë kurrë mundësinë të bëhen si ata.

“Ndërsa mamatë tuaja apo prindërit tuaj ju kanë mësuar që të jesh një femër e suksesshme që jeton një jetë të bukur dhe që është e pasur, është e suksesshme – duhet t’i hipi dikush sipër, më vjen keq për ju. Nuk dua t’i ofendoj as ata njerëz që kanë këtë mentalitet, vazhdo mbajeni. Vetëm dua t’ju kujtoj se: Në ju urreni personat e pasur, të suksesshëm, të lumtur, kurrë nuk do të bëheni i pasur, i suksesshëm ose i lumtur, sepse kurrë nuk mund të bëhesh diçka që ti e urren, diçka që ti nuk e pëlqen”, thotë ajo.

Më tej, Enca tha se do vazhdojë ta shijojë jetën e saj në maksimum, pasi komentet e të tjerëve nuk i prishin aspak punë.

“Mua nuk më prishin aspak punë komentet tuaja. Unë do vazhdoj do jetoj këtu në Dubai, në suitën time, në hotelin tim me pesë yje, do i hipi avionit në ‘bussines class’, do i hipi jahtit tim, do vazhdoj të paguaj gjërat e mia, do e bëj qejfin tim në maksimum edhe në fund të ditës nuk mund t’i justifikohem askujt për jetën time, sepse të gjithë ju që i shihni këto storje, e dini kush jam”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja.

Ajo gjithashtu pati një lutje që të paktën vajzave të reja të mos u jepet shembulli, se për të qenë e suksesshme, duhet patjetër ndihma e një njeriu të pasur. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori