LAJMI I FUNDIT:

Robertson shpreson që Liverpool dhe Salah të arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës

Robertson shpreson që Liverpool dhe Salah të arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës

Andrew Robertson është i etur për të parë klubin e tij, Liverpoolin, duke siguruar sulmuesin Mohamed Salah me një kontratë të re.

Salah ka bërë një fillim të bujshëm të sezonit duke shënuar 15 gola në 12 paraqitje, më e fundit prej të cilave e pa atë të shënoi një het-trik në fitoren 5-0 ndaj Manchester United në fundjavë.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që drejtuesit e klubit, por edhe bashkëlojtarët të kërkojnë rinovimin e kontratës së yllit egjiptian me klubin nga Anfield.

Agjenti i Salah shkon në Liverpool, bisedohet për rinovimin e kontratës që do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar në Ligën Premier
Lexo po ashtu Agjenti i Salah shkon në Liverpool, bisedohet për rinovimin e kontratës që do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar në Ligën Premier

“Shpresoj se mund të vazhdoj të luaj me të. Më pëlqen të luaj me Mo Salah dhe më pëlqen të luaj me të gjithë djemtë rreth meje dhe ju nuk dëshironi të shihni që dikush të largohet”, ka thënë fillimisht Robertson për Sky Sports.

“Le t’ia lëmë në dorë klubit dhe Mo-s. Jam i sigurt se të gjithë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje që mund të funksionojë për të gjithë”.

“Shpresojmë se ata mund të arrijnë një zgjidhje sepse nëse ai nuk është më i miri në botë, ai është padyshim në diskutim për më të mirin dhe ata janë lloji i lojtarëve që dëshironi në këtë klub, ata janë lloji i lojtarëve që tifozët e klubit meritojnë”.

“Shpresojmë se kjo do të vazhdojë dhe ai mund të qëndrojë për pak më gjatë”, përfundoi mbrojtësi i Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori