LAJMI I FUNDIT:

Dronët austriakë do të ruajnë kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë

Dronët austriakë do të ruajnë kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë

Policia austriake, si pjesë e një misioni të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), do të dërgojë tetë policë dhe katër dronë për të ndihmuar homologët malazezë të mbrojnë kufirin me Shqipërinë.

Sipas Ministrisë së Brendshme austriake, kreu i atij departamenti, Karl Nehammer, vizitoi Universitetin e Teknologjisë në Graz, pasi Ministria e Brendshme dhe Universiteti i Teknologjisë në Graz kanë vite që punojnë në projekte të përbashkëta kërkimore, duke përfshirë përdorimi i dronëve nga policia, raporton rtcg.

Përveç misionit Frontex, Austria ka kontigjente policore të dislokuara në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Aktualisht, 50 zyrtarë po ndihmojnë autoritetet lokale në mbrojtjen e kufijve dhe luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore në rajonin tonë, sipas faqes së internetit të ministrisë austriake. Midis tyre janë operatorë drone të trajnuar posaçërisht.


Së fundmi, zyrtarë të policisë austriake në Maqedoninë e Veriut i dhanë një goditje të madhe shpërndarësve të drogës. Me ndihmën e pilotëve austriakë të dronëve, policia kriminale maqedonase ka arritur të sekuestrojë 200 kilogramë marihuanë dhe të arrestojë pesë persona të dyshuar.

“Kontrabanda dhe krimi i organizuar janë një rrjet i ndërthurur ngushtë. Është mbresëlënëse se çfarë suksesesh në hetime mund të arrihen kryesisht nëpërmjet përdorimit të teknologjisë moderne si dronët”, tha Nehamer.

Edhe në Mal të Zi policët austriakë do të mbështesin në të ardhmen mbrojtjen e kufirit me Shqipërinë. Një nga rrugët e rëndësishme në Ballkan kalon përgjatë këtij kufiri. Tetë oficerë policie do të vendosen, duke përfshirë katër operatorë drone të trajnuar posaçërisht dhe katër drone.

“Dislokimi i policëve tanë në Ballkanin Perëndimor mbron edhe kufirin austriak”, theksoi ministri i Brendshëm i Austrisë. Ai tha se oficerët e policisë austriake japin një kontribut të konsiderueshëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, gjë që, sipas tij, ndikon edhe në sigurinë në Austri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori