LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis votimi nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – pjesëmarrja ishte e ulët më 17 tetor

Nesër nis votimi nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – pjesëmarrja ishte e ulët më 17 tetor

Më 14 nëntor në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021. Ndërkaq, periudha e votimit përmes postës do të fillojë të premten, nga 29 tetori deri më 12 nëntor, e që do të zgjasë 15 ditë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota.

Nga organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës deklarojnë për Telegrafin se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet lokale është zakonisht më e ulët se në zgjedhjet parlamentare.


“Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet lokale zakonisht është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Kjo shpjegohet me faktin se pjesëtarët e diasporës afektohen relativisht më pak nga politikat e përditshme të nivelit lokal”, ka thënë për Telegrafin, Lirim Krasniqi nga organizata GERMIN.

Lirim Krasniqi – Organizata GERMIN

Kurse sa i përket trajtimit të fletëvotimeve nga KQZ, Krasniqi thotë se kësaj radhe procesi ka shkuar mirë.

“Fillimisht, procesin e verifikimit e kanë kaluar mbi 85% e zarfeve të pranuara. Më pastaj nga 9,610 zarfe të individualizuara, kanë rezultuar 9,130 vota të vlefshëm (për kryetar komunash) apo rreth 95% e totalit. Kjo tregon se është rritur cilësia e votimit nga diaspora dhe votat e pavlefshme janë shumë më të pakta në numër në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, është shprehur ai.

Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëhet e ditur se në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

Përfundon numërimi i votave me postë: LVV prin në 15 komuna, LDK – 7, PDK e AAK - 3
Lexo po ashtu Përfundon numërimi i votave me postë: LVV prin në 15 komuna, LDK – 7, PDK e AAK - 3

Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit).

Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna (Rahovec, Deçan, Klinë).

Ndryshe, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.

Në balotazh janë 21 komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori