LAJMI I FUNDIT:

Përfundon numërimi i votave me postë: LVV prin në 15 komuna, LDK – 7, PDK e AAK – 3

Përfundon numërimi i votave me postë: LVV prin në 15 komuna, LDK – 7, PDK e AAK – 3

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).


Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit).

Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna (Rahovec, Deçan, Klinë).

Nesër pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Prishtinë: Arben Vitia prin edhe për nga numri i votave të ardhura nga diaspora.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Vitia ka marrë 231 vota nga mërgata apo 72.64%.

I dyti renditet Përparim Rama i LDK-së me 52 vota (16%). Uran Ismaili ka marrë 23 vota apo 7%.

Daut Haradinaj i AAK-së ka marrë 9 vota nga diaspora, derisa Gëzim Mehmeti i AKR-së 3 vota.

Prizren: Rezultati i votave të diasporës del të jetë i ngushtë në këtë komunë.

Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje garën e fitoi me 31 vota diferencë ndaj rivalit që do të përballet në balotazh, Shaqir Totaj.

Nga 507 vota të diasporës, Haskuka i mori 202 prej tyre, ndërsa Totaj 171.

I treti në garën për votat e diasporës është Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili mori 106 vota, ndërsa Lulzim Kabashi mori 17 vota, Zafir Berisha i NISMA-s gjashtë kurse Milazim Lushaj i cili kandidoi si i pavarur mori pesë vota nga diaspora.

Gjilan: Alban Hyseni i VV-së prin me votat me postë. Më këtë rezultat diferenca e tij me Lutfi Hazirin e LDK-së është 361 vota.

Alban Hyseni (LVV) – 199 vota

Lutfi Haziri (LDK) – 99 vota

Leonora Morina-Bunjaku (PDK) – 20 vota

Lulzim Bexheti – 4 vota

Gani Neziri – 1 votë

Nazim Gagica – 1 votë.

Pejë: Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota nga mërgata në zgjedhjet e 17 tetorit.

Gazmend Muhaxheri (LDK) – 331 vota

Gazmend Agusholli (LVV) – 71 vota

Rrustem Berisha (AAK) – 55 vota

Gjakovë: Mimoza Kusari-Lila, është kandidatja më e votuar nga diaspora e Gjakovës

Mimoza Kusari (LVV) – 289 vota.

Ardian Gjinin e (AAK) – 178 vota,

Ferdinand Kolaj (PSHDK) -128 votA

Teki Shala (LDK) – 89 vota

Arbënesha Kuqi (PDK) – 27 vota

Ferizaj: Votat e diasprës në Ferizaj më së shumti shkuan për kandidatin e LVV-së, Valon Ramadani.

Valon Ramadani (LVV) – 171

Agim Aliu (PDK) – 81

Sibel Halimi (LDK) – 31

Arben Halili (AAK) – 27

Mitrovicë: Nga 128 votat e ardhura nga diaspora, më së shumti përkrahje në këtë komunë ka marrë kandidati i LVV-së Agim Bahtiri.

Agim Bahtiri (LVV) – 69 vota

Bedri Hamza (PDK) – 40 vota

Armend Agolli (LDK) – 19 vota

Podujevë: Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota nga diaspora në garën për kryetar komune.

Shpejtim Bulliqi (LVV) – 161 vota

Ekrem Hyseni (LDK) – 25 vota

Besnik Tahiri (AAK) – 8 vota

Vushtrri: Arsim Rexhepi i LVV-së nuk do të mund të futet në balotazh pavarësisht se ka marrë më së shumti vota nga diaspora.

Arsim Rexhepi (LVV) – 37 vota

Xhafer Tahiri (LDK) – 33 vota,

Ferit Idrizi (PDK) – 10 vota

Skenderaj: Kandidati i PDK-së është në avantazh ndaj Berkim Jasharit edhe me votat e diasporës

Fadil Nura (PDK) – 87 vota

Bekim Jashari – 26 vota

Klinë: Zenun Elezaj i AAK-së i cili do të futet në balotazh si i pari ka marrë më shumë vota se kundërkandidatët edhe nga diaspora

Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 140 vota,

Lulzim Dragidella i LVV-së ka marrë 36,

Besim Hoti i LDK-së 35

Esat Raci i PDK-së 24.

Fushë-Kosovë: Vëmendja kryesore te votat e diasporës ishte përqendruar në Fushë Kosovë për shkak të pak votave që i nevojiten kandidatit të LDK-së për të fituar garën pa shkuar në balotazh.

Megjithatë shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të LVV-së, Enver Bajçinca.

Kjo ia zbehu mundësinë Burim Berishës së LDK-së që të fitojë garën në raundin e parë.

Enver Bajçinca i LVV-së ka marrë 49 vota,

Burim Berisha i LDK-së 13

Rrahim Tërnava i PDK-së 11 vota.

Hasan Ismajli i AAK-së 2 vota

Kaçanik: LVV prin me vota të diasporës në Kaçanik.

Jeton Raka i VV-së ka marrë 56 vota,

Shkelqim Jakupi i LDK-së 17 vota,

Besim Ilazi i PDK-së 10 vota,

Shukri Luta 13 vota

Shtime: LVV tellon kryesimin në këtë komunë që do të ketë balotazh pas shumë vitesh.

Qemajl Aliu i LVV-së ka marrë 66 vota

Bedri Zeqiri i LDK-së 5 vota

Naim Ismaili i PDK-së 4 vota.

Kamenicë: Garë e ngushtë në këtë komunë në balotazh mes Qendron Kastratit dhe Rrahimajt të LVV-së.

Kadri Rahimaj i VV-së ka marrë 168 vota

Qendron Krastrati 63

Jeton Biqkaj i LDK-së 12

Muhamed Kallaba i PDK-së 12

Faton Jakupi i AAK-së 10

Deçan: Kandidati i AAK-së ka më së shumti vota edhe nga diaspora e kësaj komune

Bashkim Ramosaj 235

Hyri Dobrunaj i LDK-së 153

Orgest Tafilaj i LVV-së 35

Isa Elezaj 4 vota

Ardiana Qorraj e PDK-së 1 votë.

Obiliq: Halil Thaçi i LVV-së ka marrë 22 vota

Xhafer Gashi 8 vota

Mehmet Krasniqi i LDK-së tri vota.

Dragash: Në këtë komunë që do të ketë balotazh një numër i konsiderueshëm i votave kanë ardhur nga diaspora.

Behxhet Xheladini (LDK) – 359 vota

Adnan Redzeplar (Vakat ) -157 vota

Shaban Shabani (PDK) – 77 vota

Kaltrina Salihu (LVV) – 76 vota

Drenas: LVV më së shumti vota nga diaspora edhe në këtë komunë

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e votave të diasporës për komunën e Drenasit.

Nga 100 vota të diasporës në këtë komunë, Vetëvendosja ka marrë 39 prej tyre ndërsa Partia Demokratike e Kosovës del të jetë e dyta me 36.

I treti në këtë komunë me votat e diasporës del të jetë Xhavit Drenori, kurse personi që do ta sfidojë Lladrovcin në garën për balotazh, Driton Ajazi ka marrë vetëm katër vota.

Malishevë. Balotazhi në Malishevë do të jetë mes kandidastit të NISMA-s dhe PDK-së por vota nga diasporë më së shumti ka fituar Alban Krasniqi i LVV-së.

Alban Krasniqi (LVV) – 183

Isni Kilaj (PDK) – 121

Ekrem Kastrati (NISMA) – 57

Bajrush Hoti (LDK) – 53

Viti: Më së shumti vota nga diaspora mori kandidati që nuk është futur në balotazh.

Bekim Azizi (PDK) – 289

Sokol Haliti (LDK) – 122

Arsim Ademi (LVV) – 116

Balotazhi për zgjedhjet lokale do të mbahet me 14 nëntor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori