LAJMI I FUNDIT:

Chiellini mendoi pensionimin: Euro 2020 më mbajti në këmbë

Chiellini mendoi pensionimin: Euro 2020 më mbajti në këmbë

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, zbuloi se ai mendonte të pensionohej, por ‘dëshira’ për të luajtur EURO 2020 e mbajti atë, edhe pse tregoi se ka kaluar një kohë të vështirë.

Chiellini pësoi një dëmtim të rëndë në ditën e parë të sezonit 2019-2020 dhe nuk ishte i disponueshëm për Maurizio Sarrin deri në fund të sezonit.

Bianconerët më pas kaluan një sezon të vështirë me Andrea Pirlon në krye dhe veterani zbuloi se kishte luftuar për të gjetur ritmin.


Intervista pasionante me një anglishte të rrjedhshme nga Chiellini u ka lënë përshtypje të mëdha tifozëve
Lexo po ashtu Intervista pasionante me një anglishte të rrjedhshme nga Chiellini u ka lënë përshtypje të mëdha tifozëve

Kur kapiteni i Italisë u kthye në fushë, futbolli ishte ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe 37-vjeçari zbuloi se mendonte të largohej nga futbolli i luajtur.

“Kam kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit. U ktheva pas gjashtë muajsh dhe menjëherë pas shpërthimit të COVID dhe u përpoqa të gjeja ekuilibrin e duhur për gati një vit”.

“Mendimi për t’u tërhequr më erdhi në mendje, por ishte Kampionati Evropian që më mbajti në këmbë dhe dëshira për të qenë atje me çdo kusht”, ka thënë Chiellini për DAZN.

E ardhmja e tij ishte e pasigurt pas suksesit me Azzurrët këtë verë, por Chiellini përfundimisht nënshkroi një marrëveshje deri në qershor 2023 me klubin nga Allianz Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jo vetëm Alexander-Arnold, Real Madridi do një tjetër yll të Liverpoolit

Jo vetëm Alexander-Arnold, Real Madridi do një tjetër yll të Liverpoolit

La Liga
Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Goli më i bukur që nga transferimi te Al-Nassr, Cristiano Ronaldo realizon një kryevepër

Ndërkombëtare
U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

U lëndua ndaj Leganes, mësohet sa do të mungojë Alejandro Balde

La Liga
Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Milani theu aksidentalisht një rregull të rrallë të Serie A pas lëndimit në kokë të Maignan

Serie A

"Mund të luaja përballë Lavezzit e Cavanit" - Gjeraj tregon si refuzoi ofertën e klubit shqiptar për mos ta lënë nënën vetëm

Kosovë
Hansi Flick cakton datën se kur do të largohet nga Barcelona

Hansi Flick cakton datën se kur do të largohet nga Barcelona

La Liga
Kalo në kategori