LAJMI I FUNDIT:

Intervista pasionante me një anglishte të rrjedhshme nga Chiellini u ka lënë përshtypje të mëdha tifozëve

Intervista pasionante me një anglishte të rrjedhshme nga Chiellini u ka lënë përshtypje të mëdha tifozëve

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini dha një intervistë pasionante pas ndeshjes në një anglishte të pabesueshme pasi Italia mposhti Anglinë në finalen e Euro 2020.

Mbrojtësi i Juventusit ishte pjesë e një mbrojtjeje të fortë së bashku me Leonardo Bonucci që kufizoi Anglinë në vetëm dy goditje në portë gjatë 120 minutave në finalen e të dielës së kaluar.


Chiellini u paraqit shkëlqyeshëm gjatë gjithë turneut pavarësisht se kishte një dëmtim të vogël dhe arriti trofeun e tij të parë madhor me Italinë.

Nga mrekullia e Eriksenit deri te ‘it’s coming Rome’ – Euro 2020 e përmbledhur në gjashtë histori
Lexo po ashtu Nga mrekullia e Eriksenit deri te ‘it’s coming Rome’ – Euro 2020 e përmbledhur në gjashtë histori

Ndërsa Chiellini u kritikua shumë për ndërhyrjen e tij cinike ndaj Bukayo Saka në minutat e fundit të lojës, ai u duartrokit për shfaqjen e tij të përgjithshme dhe impresionoi me rrjedhshmërinë e tij të shkëlqyeshme në anglisht pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ne filluam në mënyrën më të keqe të mundshme me Anglinë që shënoi pas dy minutash”, ka thënë fillimisht Chiellini pas ndeshjes.

“E vështirë për ne me të gjithë tifozët në stadium duke u dhënë atyre energji për të fituar. Por, ne ishim të qetë dhe të durueshëm, gjë që ishte e rëndësishme”.

“Pastaj filluam të luanim, të luanim, të luanim. Gjetëm pasimin e duhur, gjetëm goditjen e duhur. Kjo është mënyra për të fituar”.

Më vonë në intervistë, italiani shprehu gëzimin e tij për fitimin e trofeut të tij të parë të madh me Azzurrët.

“Është një ëndërr e vërtetë. Është e pabesueshme. Ne kemi ndjerë një magji në fillim të garës dhe është rritur dita ditës”.

“Ndiheshim mirë brenda që nga arritja në Wembley, është shumë e vështirë, por unë jam shumë i lumtur, më shumë se i lumtur. Ne kemi parë imazhin e Fabio Cannavaros dhe tani jemi me fat tërësisht”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori