LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Lladrovci merr më së shumti vota me kusht, por ato nuk ia shmangin balotazhin

Ramiz Lladrovci merr më së shumti vota me kusht, por ato nuk ia shmangin balotazhin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

KQZ ka publikuar rezultatet e këtyre votave për kandidatët për kryetar të komunës së Drenasit.

Ramiz Lladrovci nga PDK-ja ka marrë më së shumti vota – 219, pasuar nga Driton Ajazi  DD – 148, Fejzi Kiqina i Lëvizjes Vetëvendosje – 116.


Xhavit Drenori nga GPD ka marrë – 34 vota, Arta Ahmeti Xhylani AAK  -23 dhe Anduena Gllareva LDK  – 10 vota.

Drenasi do të jetë pjesë e balotazhit më 14 nëntor.

Për të parin e kësaj komune do të garojnë Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi, pasi në raundin e parë asnjëri prej tyre nuk mori mbi 50 për qind të votave të nevojshme.

Kryetar i komunës në raundin e dytë shpallet kandidati që merr më së shumti vota. /Telegrafi/