Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se në këtë mbledhje munguan nënkryetarët.
Ai shtoi se është në urgjencë që të ndodh debati parlamentar lidhur me gazsjellësin.
“Dua të ritheksoj që për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodh debati parlamentar dhe Kuvendi të miratoj një rezolutë. Qeveria nuk ka dhënë asnjë argument tjetër. Me urgjencë duhet të rikthehet ky vendim sepse është duke i bërë dëm të madh të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se debati parlamentar për këtë çështje është i mirëseardhur.
“Ne e kemi theksuar se është debat i mirëseardhur. Qeveria ka bërë gabim strategjik sa i përket këtij aspekti. Gabim strategjik duhet të sanohet dhe të evitohet sa më parë. Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është i përfshirë në rrjedha të tilla të gazit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se si deputet të opozitës duhet ti ndërmarrin të gjitha hapat që të parandalojnë dëmet e mëtutjeshme që i ka shkaktuar kjo Qeveri në raport me gazin.
Tahiri theksoi se pozita nuk ka vullnet të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.
“Sot ishte paraparë të kemi mbledhjen e Kryesisë, por siç duket pas zgjedhjeve të fundit, nuk kanë agjendë. Ftoj që të jenë prezent në mbledhjet tjera dhe mendoj që i kontribuojmë demokracisë së vendit. Në seancën e radhës ishte paraparë të zgjidhen dy gjyqtarë, pastaj që kemi dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, dhe e dini se aty nuk munden të mbahen mbledhjet për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Si PDK, jemi gati që ta dërgojmë në Prokurori, pasi konsiderojmë që Qeveria ka bërë vepër penale, në lidhje me marrëveshjen ndërmjet ministrisë së arsimit dhe Qeverisë austriake, ku e njëjta nuk është ratifikuar në Kuvend por që ka filluar të implementohet. Ne kemi informata për këtë dhe do ta ftojmë në raportim ministren të na tregojë në detaje për këtë marrëveshje”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025