LAJMI I FUNDIT:

Pas rimeçit Usyk-Joshua, Joe Joyce pret të dhurojë spektakël si sfidues i detyrueshëm

Pas rimeçit Usyk-Joshua, Joe Joyce pret të dhurojë spektakël si sfidues i detyrueshëm

Joe Joyce duket se do të ketë shansin për të luftuar për tituj botëror në peshat e rënda më herët se sa që ishte menduar, por që duhet të pres deri pas rimeçit mes Anthony Joshua dhe Oleskandr Usyk.

Britaniku luftoi për herë të fundit në korrik, ku shënoi një fitore kundër Carlos Takam për të mbrojtur statusin e tij si sfidues i detyrueshëm i WBO-së.


Por, organi drejtues nuk ka vendosur ende për statusin e tij me kampionin aktual Usyk të detyruar të bëjë një revansh me Joshuan.

Tyson Fury ia ka frikën Joe Joyce, më shumë se Anthony Joshuas
Lexo po ashtu Tyson Fury ia ka frikën Joe Joyce, më shumë se Anthony Joshuas

Edhe pse promovusi i Joyce, Frank Warren është i bindur se ‘Juggernaut’ do t’i jepet një shans në sfidimin e fituesit të rimeçit.

“Ne jemi duke pritur që WBO të vendosë se çfarë do të bëjë në lidhje me detyrimin e tyre për [Oleksandr] Usyk”, ka thënë Warren për Pro Boxing Fans.

Katër kundërshtarët e mundshëm të Usyk, cili nga ta do të mund ta mposhte ukrainasin?
Lexo po ashtu Katër kundërshtarët e mundshëm të Usyk, cili nga ta do të mund ta mposhte ukrainasin?

“Ata ndoshta do t’i lejojnë Usykut një tjetër luftë në mes. Ata kanë bërë thirrje për një revansh me AJ. Por, fituesi i kësaj do të duhet të luftojë [Joyce]”.

“Duhet të presim për të parë se çfarë thonë ata, atëherë kur të dimë se çfarë thonë, atëherë mund të marrim vendimin tonë”, ka shtuar më tej ai.

Dhjetë goditësit më të fuqishëm në kategorinë e peshave të rënda
Lexo po ashtu Dhjetë goditësit më të fuqishëm në kategorinë e peshave të rënda

Joyce kërkoi menjëherë shansin pas fitores së tij me Takam, por planet janë anuluar sërish për herë të dytë pasi humbi mundësinë fillestare kundër Usyk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori