LAJMI I FUNDIT:

Hedhja e shisheve në “Air Albania”, FIFA dënon edhe Poloninë

Hedhja e shisheve në “Air Albania”, FIFA dënon edhe Poloninë

Incidentet në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ku tifozë të të dy skuadrave hodhën shishe plastike në drejtim të fushës, kanë kaluar në lupën e FIFA-s që ndëshkoi kuqezinjtë me një ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 150 mijë frangash.

Shqipëria duhet do të luajë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Kupën e Botës Katar 2020 ndaj Andorrës.


Kjo përballje është programuar për tu luajtur në datën 15 nëntor.

Hedhja e gjësendeve në fushë dhe ndërprerja e ndeshjes, Shqipëria e pëson nga UEFA
Lexo po ashtu Hedhja e gjësendeve në fushë dhe ndërprerja e ndeshjes, Shqipëria e pëson nga UEFA

Gjatë takimit mes Shqipërisë dhe Polonisë, disa tifozë hodhën sende të forta në fushën e lojës pas golit të shënuar nga përfaqësuesja polake, çka solli dhe ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, për disa minuta.

Ky episod i përsëritur nuk kaloi pa u shënuar nga delegati i ndeshjes, që sjell dhe ndëshkimin.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara, ndërsa shton se do të merren të gjitha masat që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren.

Renditja e re nga FIFA: Shqipëria ka ngritje, Kosova rënie
Lexo po ashtu Renditja e re nga FIFA: Shqipëria ka ngritje, Kosova rënie

Megjithatë nuk ia ka hedhur as përfaqësuesja polake, pasi federata e futbollit atje duhet të paguajë 50 mijë franga gjobë dhe tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e 12 nëntorit.

Pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polakë hodhën shishe në drejtim të fushës e në drejtim të tifozëve shqiptarë, FIFA vendosi të mos mbyllë sytë, por t’u japë dënimin e merituar edhe kundërshtarëve të kuqezinjve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori