LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry feston ditëlindjen e 37-të

Katy Perry feston ditëlindjen e 37-të

Këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry, sot ( hënë) po feston ditëlindjen e 37-të.

Ylli i muzikës ka magjepsur miliona zemra me zërin e saj dhe stilin gjithmonë unik të veshjes.Derisa shumë të famshëm do të shkonin për diçka të sigurt, ajo zgjidhte gjithmonë diçka për të cilën do të flitej me ditë, nëse jo vite, qoftë për muzikën apo veshjet e saj.

Katheryn Elizabeth Hudson, e njohur më mirë me emrin e saj skenik Katy Perry, është një këngëtare, tekstshkruese dhe gjyqtare televizive amerikane e cila ka lindur më 25 tetor 1984. Ajo kërkoi një karrierë në muzikën gospel si adoleshente pasi këndoi në kishë si fëmijë.


Foto: AFP

Perry nënshkroi me Red Hill Records dhe publikoi albumin e saj të parë në studio me emrin e saj të lindjes, Katy Hudson, në 2001, i cili ishte një dështim komercial.

Perry u bë e njohur në vitin 2008 me albumin e saj të dytë, “One of the Boys”, një rekord pop rock që shfaqi këngën e saj debutuese e shumë të diskutueshme “I Kissed a Girl” dhe këngën “Hot n Cold”, të cilat respektivisht u renditën në vendin e parë dhe të tretë në Billboard Hot 100 në Shtetet e Bashkuara.

Foto: Shutterstock

Ndërsa, sot në ditën e saj të veçantë, nuk munguan urimet e miliona adhuruesve të saj, e një i tillë ka ardhur edhe nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila është një prej mikeshave të saj më të afërta.

“Është ditëlindja jote, puthje, një ditë sa më të mirë”, ka shkruar Rita sipër një imazh ku shihet bashkë me Katy.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Kujtojmë që artistja amerikane është në lidhje me aktorin e njohur, Orlando Bloom. /Telegrafi/

Foto: Wireimage

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori