LAJMI I FUNDIT:

I nevojshëm ndryshimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, kritikohet ministrja Gërvalla

I nevojshëm ndryshimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, kritikohet ministrja Gërvalla

Nevoja për ndryshimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm dhe meritokracia në diplomaci u theksuan në tryezën e diskutimit të Grupit për Studime Juridike dhe Politike për reformën në këtë institucion.

Kryetari i komisionit parlamentar për punë të jashtme, Haki Abazi tha se janë duke punuar një kornizë ligjore të avancuar dhe vullnet politik për të shtyrë përpara reformën në shërbimin e jashtëm.

“Duhet të ndërrohet mendësia e trajtimit të shërbimit të jashtëm me anë të një kornizë ligjore të avancuar dhe vullnet politik. Përmes saj po diskutohet që ambasadorët politik të jenë të përfaqësuar me kuotën 30 përqind”, tha ai.


Para një reforme në shërbimin e jashtëm, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se duhet të ketë një reformë të brendshme në MPJD.

Ajo kritikoi edhe ministren Gërvalla, derisa tha se Kosova është në pauzë në politikën e jashtme.

“Reformimi i jashtë duhet të ndodh me reformim të brendshëm. Zyrtarët të cilët kanë ardhur në MPJD nuk kanë çfarë pune të bëjnë më pune, pasi nuk kanë përshkrim të punës, drejtorët janë me ushtrues detyre”, tha ajo.

Planifikim më të mirëfilltë për shërbimin e jashtëm kërkoi ish ambasadori dhe drejtori në KIPRED, Lulzim Peci.

Derisa, Naser Shamolli nga GLPS tha se primare për shërbimin e jashtëm është meritokracia./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori