LAJMI I FUNDIT:

Paqe në Olimpico: Roma dhe Napoli i ndajnë pikët

Paqe në Olimpico: Roma dhe Napoli i ndajnë pikët
Foto: AS Roma/Twitter

Roma dhe Napoli i kanë ndarë pikët në përballjen që u zhvillua në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Giallorossët e filluan mjaft furishëm takimin ndaj mysafirëve, duke krijuar presion mbi mbrojtjen e tyre.

Rastin më të mirë në pjesën e parë për Romën e pati Tammy Abraham në minutën e 28-të, por që dështoi të shënonte nga afërsia.


Në 45 minutat e dytë, Naapoli ishte skuadër më e organizuar dhe krijoi një mundësi të mirë përmes Andre Anguissas (57’), por që lojtari u rrëzua në zonën e rreptësisë, ndërsa gjyqtari bëri me shenjë që loja të vazhdojë.

Në minutën e 63-të, Victor Osimhen lëshoi një tjetër mundësi të mirë për Napolin, pasi goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.

Roma më pas rreziko me anë të Gianluca Mancinit (72’), por që edhe goditja e tij më kokë doli jashtë.

Vendasit mbetën më pas pa trajnerin e tyre, Jose Mourinho në stol, shkaku që portugezi pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 82-të dhe u detyrua të shkonte në tribuna.

Pas javës së nëntë, Napoli vazhdon të jetë lider me 25 pikë, aq sa ka edhe Milani, ndërsa Roma është në të katërtin me 16 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori