LAJMI I FUNDIT:

“U zgjova shumë e hutuar” – rrëfimi i studenteve britanike të cilat thonë se u zgjuan me “shpime” nga gjilpërat, pasi e kishin kaluar natën jashtë

“U zgjova shumë e hutuar” – rrëfimi i studenteve britanike të cilat thonë se u zgjuan me “shpime” nga gjilpërat, pasi e kishin kaluar natën jashtë

Disa ngjarje të pazakonta po zhvillohen së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar ku disa gra thonë se janë injektuar me gjilpëra në klubet e natës dhe pas kësaj janë zgjuar të nesërmen po ndonjë memorie të mëtutjeshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia në Nottinghamshire, West Yorkshire dhe Skoci kanë marrë të gjitha raporte për injeksione dhe po hetojnë incidentet.


Përpos injektimit në trup, gjithashtu është raportuar për rastet kur personi ka vendosur diçka në pijen e viktimës së tij.

Policia e Nottinghamshire ka pranuar 32 raporte për pijet e njerëzve që janë injektuar me diçka që nga 4 shtatori.

Shumica e raportimeve janë bërë nga vajza të reja, veçanërisht studente, por ka pasur edhe raporte për të burra të rinj që ishin injektuar, tha policia.

Zara Owen, 19-vjeçare dhe studente në Universitetin e Nottinghamit, thotë se ajo ishte injektuar me një gjilpërë në klubin e natës Pryzm më 11 tetor.

Zara Owen

“Ishte sikur të mos kisha qenë aty, gjë që është padyshim e tmerrshme të kthehesh prapa. U zgjova shume e hutuar”, thotë ajo.

Zara

“Kisha shumë dhimbje. Kisha një dhimbje në këmbë dhe çaloja shumë”, ka shtuar studentja.

Ngjashëm rrëfen edhe kolegia e saj, Sarah Buckle, 19 vjeçe e cila beson se u injektua në dorë natën e 28 shtatorit.

Sarah Buckle

Ajo thotë se u zgjua në spital pa e kujtuar se çfarë kishte ndodhur një natë më par duke parë një shpim në dorën e majtë.

Sarah Buckle

Buckle deklaroi se ajo duhej të bënte një test hepatiti pasi kishte pikasur shpimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori