Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një dialog me liderët e Bosnje dhe Hercegovinës, disa ditë pas rritjes së mosmarrëveshjeve mes entiteteve të këtij vendi.
Vuçiq tha se e konsideronte “shumë të rëndësishme hapjen e një dialogu serbo-boshnjak, për të folur për njëri-tjetrin me më shumë respekt, për t’u kujdesur për njëri-tjetrin dhe për të parë se cilat janë interesat e ndërsjella”.
Ai tha se me 23 tetor do të takohet me anëtarin e presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe në javët në vijim me kryetarin e Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviq. Kjo është partia më e madhe e boshnjakëve.
Asambleja Kombëtare e Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë miratoi të mërkurën një ligj për produktet dhe pajisjet mjekësore. Sipas ligjit, Agjencia do të jetë “organizatë e pavarur administrative, dhe do të ketë statusin e një entiteti juridik”.
Krijimi i një agjencie të tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila ka dalë nga Marrëveshja e Dejtonit.
Ambasada Amerikane në Bosnjë dhe Hercegovinë tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin të gjitha sanksionet që kanë në dispozicion, kundër atyre që dëmtojnë ose që lehtësojnë minimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”.
I pyetur për sanksionet e mundshme të SHBA-së, Vuçiq tha se ai është gjithmonë kundër.
“Historia ka treguar se askush nuk e ka zgjidhur asnjë problem përmes sanksioneve. Të bisedosh është metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve”, tha ai, transmeton REL.
Ambasada amerikane ka thënë se masat e mundshme amerikane nuk janë zëvëndësim për përgjegjësinë që kanë të gjithë krerët e Bosnjës dhe Hercegovinës, për të refuzuar veprimet destabilizuese, dhe që në vend të kësaj të punojnë përmes institucioneve për të përmirësuar funksionalitetin.
Si shtet, Bosnja dhe Hercegovina përbëhet nga dy entitete të formuara pas luftës së viteve 1992-95 – nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, e banuar kryesisht nga myslimanë dhe kroatë, dhe nga Republika Sërpska, e banuar kryesisht nga serbë të Bosnjës.
Kushtetuta e këtij vendi buron nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i dha fund luftës. Ajo ndalon cilindo nga dy entitetet e vendit që të krijojë një agjenci që minon punën e organeve federale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje