Messi tashmë ka një lojtar të padëshiruar te PSG, kërkon që ai të shitet menjëherë nga klubi
Lionel Messi thuhet se ka rënë në konflikt me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Mauro Icardi dhe dëshiron që bashkëkombësi argjentinas të shitet.
Pas largimit nga Barcelona, pas refuzimit të La Ligës për të pranuar kontratën e tij të re për shkak të kufirit të pagave të klubit, Messi bëri lëvizjen te PSG në një transferim falas dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare në verë.
Ai ka shënuar tre herë në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë një dygolësh kundër RB Leipzig të martën, por ende nuk e ka hapur llogarinë e tij në Ligue 1.
Në sipërfaqe Messi duket se është vendosur mirë në mjedisin e tij të ri pas një periudhe 21-vjeçare në Barcelonë, por sipas mediumit El Nacional, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka një marrëdhënie “të tensionuar” me Icardin dhe kjo ka filluar të shkaktojë një ndarje në zhveshtoren e ekipit të Mauricio Pochettino.
Pretendohet se mosmarrëveshja vjen nga fakti se Icardi mendon se Messi, kapiteni dhe ylli i kombëtares La Albiceleste, është arsyeja që ai nuk është paraqitur për ekipin kombëtar për tre vjet.
Paraqitja e tij e fundit erdhi në një miqësore kundër Meksikës në vitin 2018.
Ardhja e Messit në PSG thuhet se ka ndryshuar dinamikën mes skuadrës dhe flitet se Icardi, i transferuar nga Interi, mund të largohet shumë shpejtë.
Sipas raportimeve, PSG është e përgatitur të largojë Icardin drejt Barcelonës në një marrëveshje shkëmbimi me Sergio Agueron, mikun e ngushtë të Messit.
Legjenda e Manchester Cityt nënshkroi për Blaugranat në verë dhe mendoi se do të luante me Messin në nivel klubi për herë të parë, por 34-vjeçari u largua nga Camp Nou pothuajse menjëherë.
Në anën tjetër, Aguero sapo ka bërë debutimin e tij me Barcelonën pasi luftoi me lëndime dhe klubi kuptohet që nuk dëshiron ta heqë qafe atë tashmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë