LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e huaj shkaku i aktivistit – por, kush është Osman Kavala që po i shkakton kokëçarje presidentit turk?

Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e huaj shkaku i aktivistit – por, kush është Osman Kavala që po i shkakton kokëçarje presidentit turk?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do të dëbojë ambasadorët e dhjetë vendeve, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Reagimi i Erdoganit vjen pasi këto vende i bënë thirrje Turqisë që të lirojë kundërshtarin e supozuar të tij, Osman Kavalës.


Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës
Lexo po ashtu Erdogan kërcënoi me dëbim ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës

Kanadaja, Franca, Finlanda, Danimarka, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të hënën bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes” të Osman Kavalas, botuesi që gjendet në burg tash e katër vite duke pritur të nis procesi gjyqësor, transmeton Telegrafi.

Kush është Osman Kavala?

Osman Kavala është i lindur më 2 tetor të vitit 1957. Ai është biznesmen, aktivist, filantrop dhe i burgosur politik turk. Kavala ka mbështetur organizata të shumta të shoqërisë civile që nga fillimi i viteve 1990.

Ai është themeluesi dhe kryetar i bordit të drejtorëve të Anadolu Kultur, një organizatë jofitimprurëse e artit dhe kulturës me qendër në Stamboll. Në vitin 2019, mori Çmimin e 21-të të Trashëgimisë Arkeologjike Evropiane nga Shoqata Evropiane e Arkeologëve për përpjekjet në mbrojtje dhe ruajtje të trashëgimisë kulturore të rrezikuar në Turqi.

Në vitin 2019, ai mori gjithashtu çmimin e 17-të Ayşenur Zarakolu për Lirinë e Mendimit dhe Shprehjes nga Shoqatat për të Drejtat e Njeriut.

Rrjedh nga një familje tregtarësh të duhanit. Familja e tij u shpërngul nga Greqia Veriore në Turqi gjatë shkëmbimit të popullsisë në vitin 1923 midis Greqisë dhe Turqisë.

Kavala ndoqi Kolegjin Robert në Stamboll. Ai studioi menaxhment në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara dhe ekonomi në Universitetin e Manchesterit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai filloi një program doktorature në Shkollën e Re për Kërkime Sociale në New York, por u kthye në Stamboll kur babai i tij vdiq në vitin 1982.

Pse është në burg Kavala?

Më 18 tetor të vitit 2017, Osman Kavala u arrestua në Aeroportin Ataturk të Stambollit pas vizitës në Gaziantep për një projekt të përbashkët me Institutin Goethe. Më 25 tetor të vitit 2017, gazeta Daily Sabah, e afërt me qeverinë e Erdoganit, e akuzoi atë se ishte një “manjat biznesi me një sfond të errët” dhe kishte kontakte me “Grupin Terrorist Gylenist” (FETÖ).

Më 1 nëntor 2017, ai u arrestua në lidhje me një hetim për tentativë grusht shteti turk të vitit 2016 dhe përkrahje të protestave në mbrojtje të parkut Gezi, Stamboll.

Lidhur me aktakuzën rreth ngjarjeve të Parkut Gezi siç përmendet në shtyp, një aktakuzë penale që kërkon burgim të përjetshëm për Kavalën dhe 15 persona të tjerë, përfshirë gazetarin Can Dundar dhe aktorin Memet Ali Alabora, u pranua më 4 mars të vitit 2019 nga Stambolli. Aktakuza gjithashtu pretendon se filantropi George Soros ishte prapa komplotit. Gjykimi do të fillonte më 24 qershor të vitit 2019. Vendimi në të ashtuquajturin Gjyqi Gezi u dha vetëm më 18 shkurt 2020, kur Kavala u shpall i pafajshëm.

Kavala disa herë u arrestua dhe u lirua gjatë dy viteve 2018-20, kur përfundimisht më 9 mars të vitit 2020, Kavala u arrestua për arsye që lidhen me sigurinë apo interesat politike të brendshme apo të jashtme të shtetit, për qëllime spiunazhi politik apo ushtarak. Ky arrestim ndodhi vetëm një ditë përpara se vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për paraburgimin e Kavallës të merrte formë të prerë më 10 mars. Ky vendim theksonte se nuk kishte prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat kundër Kavalës dhe se “qëndrimi i prokurorisë mund të konsiderohet i tillë që konfirmon pohimin e kërkuesit se masat e marra ndaj tij ndiqnin një qëllim të fundit, përkatësisht degradimin në heshtje si një Aktivist i OJQ-ve dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut”.

Osman Kavala ndodhet në burgun e Silivrit që nga 1 nëntori i vitit 2017. Pas vendimit të gjykatës më 20 mars ai është arrestuar tre herë dhe është liruar dy herë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

Azia
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Azia
Kalo në kategori