LAJMI I FUNDIT:

Rasti tragjik në hekurudhën e Pejës, dëshmitarja thotë se viktima ka shfaqur sjellje depresive gjatë ditës

Rasti tragjik në hekurudhën e Pejës, dëshmitarja thotë se viktima ka shfaqur sjellje depresive gjatë ditës
Foto: Ilustrim

Një person është goditur sot për vdekje nga treni në Pejë, ndërkaq dëshmitarët thonë nga vendi i ngjarjes se viktima ka shfaqur sjellje depresive gjatë ditës.

Dëshmitarja B.G tha për Telegrafin se viktima ka qëndruar ulur sot në hekurudhë.

“Ka qëndruar një orë ulur në hekurudha, e kemi pa që ka sjellje depresive e kemi lajmëruar Policinë e Kosovës. Kanë ardhë ka ora 17:00 e kanë larguar një herë nga hekurudhat, Policia u dasht me marrë me dërgu në shtëpi e jo me leju me ardhë deri në këtë pikë”, tha dëshmitarja.


Ajo shtoi po ashtu se viktima ishte invalid.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:35.

Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Lajme
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori