Në mes të shtatorit, Marcel Schliebs, një studiues dezinformimi në Universitetin e Oksfordit i cili kishte ndjekur mesazhet që diplomatët kinezë dhe mediat shtetërore përhapnin në Twitter për 18 muaj, vuri re shfaqjen e një teorie befasuese të origjinës së coronavirusit.
Sipas NBC News, përcjell Telegrafi, Zha Liyou, konsulli i përgjithshëm kinez në Kolkata, Indi, shkroi në Twitter një pretendim të pabazuar se Covid-19 mund të ishte importuar në Kinë nga Shtetet e Bashkuara përmes një grupi karavidhesh të dërguar në një treg ushqimesh deti në Wuhan në nëntor të vitit 2019.
Dhe kjo shënon (ndoshta) fundin e një serie teorish që janë shtyrë nga llogaritë pro Kinës që nga fillimi i pandemisë.
Me disa gërmime të mëtejshme, Schliebs zbuloi një rrjet prej më shumë se 550 llogarish në Twitter, të cilat ai i ndau me NBC News, duke përhapur një mesazh pothuajse identik, të përkthyer në shumë gjuhë – përfshirë në gjuhën angleze, spanjolle, frënge, polake, koreane dhe madje edhe latinisht – në të ngjashmen kohë – çdo ditë midis orës 8 të mëngjesit dhe 11 të mëngjesit – sipas kohës standarde të Kinës.
Disa nga llogaritë ishin “jo të sofistikuara” me “shumë pak ose zero ndjekës”, tha Schliebs, ndërsa të tjera dukeshin se ishin llogari që dikur ishin autentike, por ishin rrëmbyer dhe ripërdorur për të përhapur dezinformata.
Siç vë në pah mediumi në fjalë, artikujt në mediat kineze, të shpërndara në rrjetet sociale, kanë sugjeruar vazhdimisht se Covid-19 mund të ketë origjinën nga importet e ushqimeve të ngrira.
“Kjo është hera e tretë ose e katërt, kur zyrtarët kinezë kanë tentuar për të provuar dhe në një farë mënyre shpërthimin e Covid-19 në SHBA”, tha Bret Schafer, kreu i ekipit të manipulimit të informacionit në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, pjesë e organizatës jofitimprurëse gjermane Fondi Marshall i Shteteve të Bashkuara.
Në këtë drejtim, Twitter thuhet se po heton rrjete jo autentike të llogarive për të parë nëse mund t’i atribuojë me besueshmëri ato në aktivitetet e lidhura me shtetin, tha kompania, por ky proces mund të zgjasë disa muaj.
Ndryshe, industria e karavidheve të Maine është gjendur në “zjarrin” e marrëdhënieve tregtare SHBA-Kinë për disa vjet.
Sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit të SHBA, eksportet e karavidheve të gjalla amerikane në Kinë, një blerës kryesor i ushqimeve të detit, ranë me më shumë se 40 për qind në vitin 2019 pasi Kina vendosi tarifa të rënda ndaj karavidheve amerikane gjatë luftës tregtare të presidentit Donald Trump me Kinën.
Eksportet e karavidheve amerikane në Kinë u rritën në vitin 2020, pasi Kina lehtësoi kufizimet në industri.
Por disa ekspertë janë të shqetësuar për mundësinë e sanksioneve të ardhshme të prodhimeve të detit nga Kina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale