Aleksandar Vuçiq nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe, por ai po e udhëheq me metoda të ndryshme në mënyrë që të mbahet mend si “bashkues i vendeve serbe”, ndërsa Milorad Dodik dhe ambiciet e tij separatiste në Bosnjë dhe Hercegovinë duhen luftuar duke treguar forcën.
Ky është mendimi i ekspertit politik amerikan Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington dhe ish-drejtor i Studimeve të Evropës Lindore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në kryeqytetin amerikan, i cili përmblodhi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor me epiqendër Bosnjë dhe Hercegovinën, në një intervistë për Al Jazeera Balkans, përcjell Telegrafi.
Në fund të vitit të kaluar, Bugajski dëshmoi para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, ku dha rekomandime për politikën e administratës së re për Ballkanin.
Me atë rast, ai deklaroi se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit nuk ishte krijuar për të qenë themeli i një shteti të integruar me një qeveri qendrore efikase, e cila çoi në pengesa, epërsinë e identitetit etno-kombëtar mbi ato qytetare dhe paralajmëroi për aspiratat separatiste të Republikës Serbe.
Këto paralajmërime qëndrojnë, shkruan mediumi në fjalë, sepse Bosnja dhe Hercegovina është tronditur prej muajsh nga një bllokadë e përfaqësuesve serbë, e cila është rritur në kërcënime të hapura nga anëtari i presidencës së BeH, Milorad Dodik dhe partia e tij SNSD për të shkatërruar rendin e saj dhe pavarësinë e BeH.
Dhe kur flet për situatën aktuale politike në BeH, Bugajski mendon se Dodik po teston aktorët ndërkombëtarë për të vlerësuar se sa larg mund të shkojë pa tërheqje të madhe dhe sanksione të mundshme kundër tij.
“Llogaritja e tij është se një kombinim i faktorëve mund të krijojë një moment të favorshëm për shkëputje, duke përfshirë një Bashkim Evropian të paralizuar, një SHBA të shpërqendruar,… Ai gjithashtu do të përfitojë nga ambiciet e udhëheqësve nacionalistë kroatë dhe nga gjendja e përgjithshme e frustrimit me qeverinë boshnjake”.
Në këtë drejtim, ai zbulon mënyrën më efikase për t’u marrë me Dodik, përcjell Telegrafi.
“Mënyra më efikase për t’u marrë me Dodik është të tregosh se kush është më i fortë në Ballkan. Kjo do të kërkojë një qasje në tri drejtime. Së pari, udhëheqja e re e Departamentit të Shtetit duhet ta bëjë të qartë se Uashingtoni dhe Brukseli kanë të gjitha dëshmitë e nevojshme për aktivitetet e tij korruptive. Pasuria e tij do të ngrihet ose konfiskohet dhe do të fillojë procedimi penal nëse ai nuk ndryshon politikën e tij”.
“Së dyti, Aleksandar Vuçiq duhet të paralajmërohet privatisht dhe publikisht se ofensiva e tij ndaj vendeve fqinje ‘nën kujdesin e popullsisë serbe’ do të hasë në rezistencë. Kjo mund të bëhet përmes formave të ndryshme, duke ndihmuar në ndërtimin e një ushtrie efikase në Kosovë që i lejon vendit të kualifikohet për anëtarësim në NATO, përmes mbështetjes më të madhe për partitë pro-malazeze në Podgoricë, përmes mbështetjes në Zagreb për të kontrolluar nacionalistët kroatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe përmes një fushate këmbëngulëse për të drejtat e boshnjakëve, shqiptarëve dhe popujve të tjerë në Serbi”, ka thënë ndër tjerash Bugajski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova