LAJMI I FUNDIT:

TË TJERËT VDIQËN NGA FRIKA

TË TJERËT VDIQËN NGA FRIKA
Ilustrim

Rrëfenjë anonime arabe
Përktheu: Bajram Karabolli

Një mbret arab, duke kaluar nëpër shkretëtirë, papritur, takohet me kolerën e cila po ikte me shumë nxit. Mbreti, i çuditur që e gjeti aty, e pyet.

– Pa ndalu pak, o kolerë, dhe më thuaj ku shkon me kaq nxitim?


– Po shkoj në Bagdad – i përgjigjet kolera. – Mendoj të marrë me vete nja pesë mijë jetë njerëzish.

Pas disa ditësh, mbreti e takon sërish kolerën në shkretëtirë dhe gjithë zemërim i thotë:

– Më gënjeve. Më the se do të merrje pesë mijë jetë njerëzish, por në Bagdad vdiqën njëzet mijë nga kolera.

– Jo – ia kthen kolera – nuk të kam gënjyer. – Unë vetëm pesë mijë mora, të tjerët vdiqën nga frika.

Në trend Kultura

Më shumë
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë

Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë

VLLAVRASI

VLLAVRASI

MOS FOL SHUMË

MOS FOL SHUMË

Fjala+
LUMI

LUMI

POEZIA ME GOJË TË MBYLLUR

POEZIA ME GOJË TË MBYLLUR

Poezi
Me legjendën e boksit pa dorëza, që frymëzoi filmin ‘Snatch’

Me legjendën e boksit pa dorëza, që frymëzoi filmin ‘Snatch’

Kalo në kategori