LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman: Së bashku për drejtësinë e saj

Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman: Së bashku për drejtësinë e saj

Ka tash e sa ditë që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Blair, ka iniciuar fushatën e saj me kërkesën për drejtësi për historinë e saj.

Që me debutimin e saj në politikë, Vasfija ka treguar se do të bëhet zëri i shumë femrave që janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Teksa një ditë më parë, ajo iu shpërndau kolegëve të saj në parlament banderolën me mbishkrimin “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj)”, duket se një banderolë e tillë ka arritur edhe në duart e emrave eminentë botërorë.

Vasfije Blair iu shpërndanë deputetëve të Kuvendit të Kosovës banderola me thirrjen e saj për drejtësi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është njëra ndër to, e cila në një fotografi të realizuar së fundmi në Londër, ka pozuar me pankartën në fjalë.

Ka qenë vet Vasfije Krasniqi – Goodman, ajo e cila ka publikuar një fotografi të këngëtares fituese të çmimeve ‘Grammy’ në Facebook, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit Dua Lipa, të dua”, ka shkruar deputetja e Kuvendit të Kosovës në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, edhe vet Dua e ndau këtë fotografi me 73.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke iu bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen fushatës së saj që do të prezantohet në New York më datë 28 të këtij muaji.

“Bashkojuni Vasfije Krasniqit në ‘Së bashku për drejtësinë e saj’ më 28 tetor në New York. Vasfija është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ka qenë një mision si avokate e të mbijetuarve nga Kosova dhe e gjithë bota duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Lipa.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Përndryshe, Vasfije Blair mori vëmendjen e mbarë opinionit, kur rrëfeu historinë e saj të trishtë të dhunimit nga serbët gjatë luftës në Kosovë, teksa zëri dhe dëshmia e saj u dëgjuan deri edhe në Këshillin e OKB-së. /Telegrafi/

Presidentja e Kosovës i bashkohet kampanjës sensibilizuese të Vasfije Blair (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori