Maqedoni: Dalja më e ulët që nga pavarësia e shtetit, thirrje për mobilizim në rreth të dytë
Para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen më 31 tetor, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me letër dërguar anëtarësisë bën thirrje për mobilizim dhe bashkim, ndërsa kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristian Mickovski bëri thirrje për opozitë të bashkuar.
LSDM në rrethin e dytë ka gjithsej 32 kandidatë në komunat dhe Qytetin e Shkupit, përderisa OBRM-PDUKM ka kandidatë në 28 komuna. Në kryeqytet, në rrethin e dytë kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov do të luftojë kundër kandidates së pavarur Danella Arsovska.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kryetari Aleksandar Dashtevski publikoi se dalja në zgjedhjet lokale në rrethin e parë është 51,5 për qind ose më e vogla deri më tani që nga pavarësia e shtetit. Ai i vlerësoi zgjedhjet si të suksesshme sa i përket rrethit të parë dhe se janë zgjedhjet më të mëdha të cilat janë bërë deri më tani.
Të dhënat e publikuara deri më tani në ueb-faqen për Zgjedhjet Lokale 2021 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, tregojnë se më së shumti vota në rrethin e parë ka OBRM-PDUKM – 285.525, pastaj LSDM – 239.214, pastaj BDI – 103.805, ASH/A – 55.540, E majta – 50.181, Besa – 25.426 dhe PLD/RDM – 24.850.
Kandidatët e pavarur në këto zgjedhje fituan 54.475, që është më shumë se rritje e dyfishtë në krahasim me vitin 2017. Partia politike “E majta” e cila në zgjedhjet e së dielës fitoi 50.181 vota, në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2020 kur kishte 37.426. OBRM-PDUKM ka rënie prej rreth 50 mijë vota në krahasim me vitin 2017, kur kanë pasur 335.769 vota, përderisa LSDM shënon ulje prej mbi 180 mijë vota. Nën 21 mijë vota ka edhe Besa. Në krahasim me zgjedhjet e fundit – të parakohshme parlamentare në vitin 2020 kur LSDM dhe Koalicioni (Besa dhe PLD/PDSH) kishin 327.408 vota, në këto zgjedhje të gjithë kanë – 289.490 vota, që është rënie prej 37 mijë vota. Rënie minimale në krahasim me zgjedhjet parlamentare ka edhe te BDI-ja, por në krahasim me zgjedhjet paraprake lokale shënon rritje prej 14 mijë vota nga 89.724 vota në vitin 2017 në 103.805 në vitin 2021. Trend të njëjtë ka edhe ASH/A, e cila ka rritje prej gjashtë mijë vota nga 49.125 në vitin 2017, në 55.540 vota në vitin 2021. Megjithatë, edhe ASH/A sa i përket zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar kur ka miratuar 81.620 vota, tani ka më pak se rreth 26 mijë vota.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se është e qartë porosia e popullit dhe se duhet të veprojnë sipas saj. Zaevi theksoi se janë të gatshëm të ofrojnë rezultate më të mira me intensitet shumë më të lartë të ndryshimeve.
“Hyjmë në rrethin e dytë dhe në luftë për çdo votë, për çdo qytet, për çdo komunë. Nuk ka të rëndësishëm dhe të parëndësishëm. Të gjithë janë të rëndësishëm. Nëse duam ta fitojmë këtë luftë, duhet të kuptojmë se secili njeri është i rëndësishëm, secila votë është e rëndësishme. Secila votë duhet të dëgjohet, respektohet, fuqizohet. Ky është ndryshimi që e kërkojnë qytetarët nga ne”, thekson Zaevi.
Ai përfundoi se nevojitet analizë e shpejtë dhe kthim në terren menjëherë, si dhe ndryshime të shpejta dhe aksione të cilat do të kontribuojnë drejt luftës, fuqizimit të zërit të qytetarëve.
“Nevojitet të drejtohemi dhe t’i shtrijmë dorën secilit njeri, secilit zë që ndoshta nuk e kemi dëgjuar në rrethin e parë zgjedhor”, shtoi lideri i LSDM-së.
Fokusi i OBRM-PDUKM-së në rrethin e dytë do të jetë i drejtuar kah fitorja në Qytetin e Shkupit për kandidaten e pavarur Danella Arsovksa, si dhe fitore të kandidatëve të koalicionit “Për ripërtritje të Maqedonisë” përgjatë vendit.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristian Mickovski theksoi se pas rrethit të dytë natyrisht do të vendoset tema për shumicë të re parlamentare në të cilën partia e tij ka punuar para zgjedhjeve.
“Nuk kemi kurrfarë dileme se OBRM-PDUKM-ja është fituese së bashku me koalicionin “Për rindërtimin e Maqedonisë” dhe si koalicion presim të formojmë shumicë të re parlamentare. Do t’i fillojmë ato menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, paralajmëroi Mickoski.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, janë zgjedhur 34 kryetarë komunash në Komuna. OBRM-PDUKM fitoi në 22 komuna, LSDM në nëntë, ndërsa BDI-ja në tri.
Zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor ishin deklarimi i shtatë për qeverisjen vendore që nga pavarësia e shtetit, por të tretat në të cilat u zgjodhën listat e kryetarëve dhe këshilltarëve në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Të drejtën e votës e kishin 1,824,864 votues, që është më së shumti nga të gjitha zgjedhjet lokale deri më tani dhe një rritje prej 10,220 votues, krahasuar me zgjedhjet e 2017 -ës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndalë
Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar
Aksidenti me tri viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite