Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut ka shënuar progres vetëm në disa reforma
Komisioni Evropian kritikon bllokimin e fillimit të negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Pjesë të raportit tregojnë se reformat kërkojnë angazhim të vazhdueshëm të qeverisë, opozitës, por edhe të të gjithë aktorëve të tjerë shoqëror.
Komisioni Evropian
“Në mars 2020, anëtarët e Këshillit Evropian miratuan njëzëri vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Vonesat në fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit kanë pasoja negative për besueshmërinë e BE -së”.
Lidhur me politikën e brendshme, dokumenti vëren polarizimin politik, por gjithashtu kërkon të forcohet roli i Kuvendit. Raporti njeh përparim mesatar në reformën e administratës publike. Në pjesën e gjyqësorit është bërë progres mesatar, por ende nevojiten përpjekje për të siguruar zbatimin sistematik të planit dhe strategjisë për reformën në drejtësi. Vendi u notua me – përparim mesatar në fushën e korrupsionit, duke theksuar rolin e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar.
Raporti i KE-së
“Rastet e iniciuara nga ish PSP-ja vazhduan të avancojnë, duke vendosur përgjegjësinë për përgjimin e paligjshëm. Shumë raste iu nënshtruan aktgjykimeve të shkallës së parë, dhe rastet e reja u hapën në bazë të hetimeve nga ish PSP-ja. Komisioni Kundër Korrupsionit ka qenë proaktiv në parandalimin e korrupsionit dhe ka hapur disa raste, përfshirë raste kundër zyrtarëve të nivelit të lartë”.
Komisioni Evropian vëren se nevojitet zbatim më i mirë i Ligjit në disa fusha të caktuara të krimit – pastrimi i parave dhe krimi financiar. Në pjesën e raportit për lirinë e mediave thuhet se është vërejtur progres i kufizuar. KE kërkon transparencë më të madhe në reklamat shtetërore, por edhe në reklamat e partive. Kërkohet përpjekje nga qeveria për reforma në servisin publik, ndërsa dokumenti tregon se duhet të zgjidhen edhe të drejtat e punës së gazetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak