LAJMI I FUNDIT:

“Nejse, për veti e kanë”, Xhemajl Hasani i Nismës vazhdon spektaklin në rrjetet sociale pas përfundimit të zgjedhjeve

“Nejse, për veti e kanë”, Xhemajl Hasani i Nismës vazhdon spektaklin në rrjetet sociale pas përfundimit të zgjedhjeve

Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, gjatë një debati televiziv, kishte tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij pasi pyetet nga moderatorja e emisionit se çfarë veture vozitë.

Përgjigja e tij ishte “veturë modeste”, Ferrari. Moderatorja e pyet për vlerën e veturës, Hasani thotë se kushton 70/80 mijë euro dhe kjo deklaratë e Hasanit ngjalli të qeshura në emision.

Tutje, ai nuk posedonte as planprogramin për qeverisjen katër vjeçare në Podujevë, duke thënë se tashmë qytetarët e kanë në duar dhe e kanë mbështetur plotësisht.


Por, pas publikimit të rezultateve të KQZ-së, Hasani mori vetëm 0.54% të votave të përgjithshme në këtë komunë.

Në shaka Xhemajl Hasani në një emision prezantoi programin e Besnik Tahirit si të tijin

Një ditë pas zgjedhjeve, ( të hënën), Hasani ka publikuar disa statuse në llogarinë e tij në Facebook.

Ai thotë se po pret rezultatet përfundimtare, pasi nuk i beson atyre preliminare të KQZ-së.

Tutje, tregon se njerëzit i kanë premtuar për votë, por se prap nuk e ka problem që e kanë gënjyer.

“Rezultateve preliminare nuk duhet me ju besu shumë. Ne po i presim rezultatet përfundimtare e të shohim se çka ka mujt me ndodhë…Krejt me kanë thanë se të kryme e ke këtë farë pune po nejse për veti e kanë”, shkroi Hasani.

Në reagimin e dytë ai flet për programin e kryetarit të AAK-së, Besnik Tahiri.

Sipas Hasanit, qytetarët nuk votojnë për programin e mirë, por votojnë për ata që mashtrojnë.

“Këtu nuk votohet për programin. Programin me të mirë e ka pasë Besniku. As i sinqerti nuk votohet! Këtu votohen ata që dinë me mashtru… Ja pafshi hajrin”, shkroi tutje.

Në regimin e tretë, tha se s’është vetem ai që nuk ka fitu pa balotazh, pasi shton se edhe kandidatët e tjerë që kanë shpresuar më shumë së Hasani, nuk e kanë arritur.

“Nuk jam veç unë që nuk mujta me fitu pa balotazh, Nuk mujtën as ata të tjerët që koxha patën mbajtë ymyd”, shkroi kandidati i Nismës.

Ndërkaq, duhet theksuar se kur janë numëruar 99.10 për qind e votave, Ekrem Hyseni prin me 44.30 për qind ose 16.451 vota, derisa kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi renditet i dyti me 44.00 për qind ose 16.338 vota.

LDK prin në Podujevë edhe në garën për Kuvend Komunal me 38.49%. E dyta renditet LVV me 37.40%. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Dhjetë foto që dolën

Dhjetë foto që dolën "më mirë se sa ishte planifikuar"

Interesante
Këlyshi i sëmurë rëndë, nëna e tij vendosi ta çonte vetë në spital – befasoi veterinerët

Këlyshi i sëmurë rëndë, nëna e tij vendosi ta çonte vetë në spital – befasoi veterinerët

Virale
Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen

Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen

Interesante
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante
Al Capone e donte si të dashurën - pistoleta e famshme që i shpëtoi jetën mafiozit ekspozohet për herë të parë

Al Capone e donte si të dashurën - pistoleta e famshme që i shpëtoi jetën mafiozit ekspozohet për herë të parë

Interesante
Turkja vendos rekord botëror për shtrydhjen e shalqinjve me kofshë

Turkja vendos rekord botëror për shtrydhjen e shalqinjve me kofshë

Fun
Kalo në kategori