LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite lehtëson masat e vendosura për shkak të Covid-19, Xhamia e Madhe në Mekë tanimë me kapacitet të plotë

Arabia Saudite lehtëson masat e vendosura për shkak të Covid-19, Xhamia e Madhe në Mekë tanimë me kapacitet të plotë
9

Arabia Saudite filloi të lehtësojë kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19 të dielën me veshjen e maskave të fytyrës që nuk janë më të detyrueshme në hapësirat e jashtme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, adhuruesit myslimanë në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë saudit të Mekës u panë duke u lutur krah për krah pasi një vendim distancimi i detyrueshëm u hoq për herë të parë që kur filloi pandemia në fillim të vitit të kaluar.

Xhamia e Madhe është shtëpia e Qabesë, vendi më i shenjtë i Islamit, drejt së cilës myslimanët në të gjithë botën drejtojnë lutjet e tyre.


Mediat saudite përcollën të dielën imazhe të punëtorëve në Xhaminë e Madhe duke hequr afishet e dyshemesë që kishin shënuar rregullat e distancimit shoqëror.

Ndërkohë Xhamia e Madhe dhe Xhamia e Profetit Muhamed në Medinë tani mund të funksionojnë me kapacitet të plotë për adhuruesit plotësisht të vaksinuar.

Muajt e fundit, Arabia Saudite me rreth 34 milionë banorë, ka parë një rënie të konsiderueshme të infeksioneve me viruse në mes të fushatës së saj masive të vaksinimit kundër Covid-19.

Autoritetet atje kanë konfirmuar një total prej 547,890 rasteve me virus që rezultuan me 8,760 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika

"E rëndësishme është që të dëgjohet zëri i Ukrainës", tha Zelensky para se të arrijë në Londër

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori