LAJMI I FUNDIT:

Një fakt që gratë duhet ta dinë. Sa kohë mund të “mbijetojnë” spermatozoidet?

Një fakt që gratë duhet ta dinë. Sa kohë mund të “mbijetojnë” spermatozoidet?

Gjithsesi, më gjatë sesa mendohet…

Kur gjenden brenda vagjinës, jetëgjatësia e spermatozoideve varet nga vagjina e femrës, mitra dhe vezoret.


Shumica e spermatozoideve do të “vdesin” kur ta gjejnë veten në një kanal vaginal me shumë aciditet ku mund të zgjasin maksimumi 12 orë, por nëse e gjejnë veten në lëngun e qafës së mitrës, atëherë mund të mbijetojnë për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe nga vagjina, qafa e mitrës dhe vezoret nuk e njohin spermën si “armike” dhe nëse arrijnë në vezore dhe të mbijetojnë atje me lëng të mjaftueshëm të qafës së mitrës, është e mundur që të lëshojnë spermatozoide dhe të fekondojnë qelizën vezore për ditë të tëra pas marrëdhënieve seksuale.

Nëse keni bërë seks disa ditë para ovulacionit, ekziston mundësia që të keni mbetur shtatzënë. Mesatarisht, çdo herë që një burrë ejakulon, ai lëshon rreth 100 milionë spermatozoide, por ne e dimë se vetëm një është i mjaftueshëm për shtatzëninë, por ia vlen koha e duhur kur një grua është më pjellore.

Meqenëse është pothuajse e pamundur të përcaktohet kur një grua është me të vërtetë më pjellore, ekziston gjithmonë ai rrezik i vogël që spermatozoidi i mbetur mund t’ju bëjë shtatzënë, edhe nëse mendoni se ovulacioni i vërtetë ende nuk ka ndodhur.

Kjo është arsyeja pse, me faktin se spermatozoidi mund të mbijetojë aq gjatë, është e rëndësishme të dini gjithçka rreth ovulacionit.

Por nëse jeni të shqetësuar tani për spermatozoidet që përfunduan rastësisht në çarçaf ose në një vaskë të mbushur me ujë, atëherë me siguri nuk do të keni pse të shqetësoheni, edhe pse shanset për të mbetur shtatzënë ende ekzistojnë. Jo nga çarçafi i njollosur, sepse kur lihet në të thatë spermatozoidi vdes para se të thahet, por mund të mbijetojë mjaft gjatë në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe nëse jeni me aq fat sa spermatozoidët me ujë ende aktivë hyjnë në vagjinë, ekziston mundësia që të mbeteni shtatzënë.

Shanset janë shumë të vogla, por jo të pamundura.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Kalo në kategori