Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri të dielën kur qytetarët e komunave të Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e tyre dhe anëtarët e asambleve komunale për katër vitet e ardhshme.
Derisa janë bërë shumica e përgatitjeve nga institucionet e përfshira në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë edhe një sqarim së fundmi në lidhje me votimin me kusht.
Në zgjedhjet lokale 2021, të cilat do të mbahen të dielën më 17 tetor, votimi me kusht do të jetë i mundur për votuesit vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.
Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Përmes një postimi në Facebook, Elezi ka sqaruar se votuesi i një komune nuk do të ketë mundësi të votojë në një komunë tjetër.
“Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues. Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër”, shkruan ai.
Tutje, Elezi thotë se ne vendvotime do të ketë fletëvotime vetëm të asaj zone, e jo të të gjitha komunave.
“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, shkruan ai.
Për tu mundësuar organizatorëve lëvizje të lirë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejojë qarkullimin edhe gjatë orës policore për personat që janë të angazhuar zyrtarisht në organizimin e zgjedhjeve të 17 tetorit.
Ndërkaq, ndonëse Qeveria e Kosovës në vendimin e marrë më 24 shtator për masat e reja antiCOVID-19, ka theksuar se qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar së paku me njërën dozë të vaksinës ose dëshmi të testit negativ nuk do t’u lejohet hyrja në ambiente të mbyllura të lokaleve e as në qendra tregtare, KQZ-ja nuk ka paraparë që t’u kërkojë dëshmi të tilla qytetarëve që do të votojnë.
Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Elezi ka shtuar se nga votuesit KQZ-ja kërkon zbatimin e masave të cilat tashmë janë në fuqi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar apo se kanë rezultuar negative në testin për COVID-19. Nga votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin e masave që tashmë janë të njohura. Këto masa, të cilat kanë ardhë si rekomandime/këshilla nga institucionet shëndetësore, janë miratuar nga KQZ-ja në udhëzimin për masat që duhet të zbatohen nga votuesit dhe stafi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se sipas udhëzimit të KQZ-së, votuesit duhet të mbajnë distancën fizike 2 metra gjatë kohës sa janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale 2021 gjatë të shtunës.
Shpërndarja do të fillojë nga ora 10:00 nga depoja qendrore e KQZ-së, përballë QNR-së.
KQZ-ja kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.
KQZ njofton se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban:
– 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
– Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.
– Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, është: 18 mijë e 252 votues, ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pas atyre zgjedhjeve, është 1 mijë e 158 votues.
– Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.
Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues.
– Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021. Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.
– Të gjithë aplikuesit të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës mund të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 15 shtator. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.
– Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votimin jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën votuese jashtë Kosovës. Kjo listë duhet të përmbajë të dhënat e atyre votuese që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve.
Në anën tjetër, edhe Policia e Kosovës tashmë është e gatshme për ditën e zgjedhjeve.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në takimin e sotëm ka shpalosur planin operativ për “Zgjedhjet lokale – 2021”, duke thënë se qëllimi i këtij urdhri operativ është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Plani parasheh implementimin e katër fazave operacionale, periudha parazgjedhore, siguria gjatë fushatës parazgjedhore, garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve, si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të materialit sensitiv deri në përfundim të procesit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë, si dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të policisë me KQZ-në dhe të institucioneve të tjera të angazhuara në këtë proces.
Përveç të tjerash janë paraparë masat e nevojshme rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.
Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, gjithnjë duke zbatuar masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!